News

22-vjeçari që vrau Charlie Kirk i rrëfeu krimin shokut të dhomës/partnerit: “U mbush kupa me urrejtje”

22-vjeçari që vrau Charlie Kirk i rrëfeu krimin shokut të
Credit : Andrew Harnik/Getty; Utah County Sheriff's Office


Tyler Robinson, 22-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk, ka lënë pas një sërë mesazhesh për shokun e dhomës dhe partnerin e tij, në të cilat duket se ka pranuar krimin, tha të martën Prokurori i Qarkut të Utah, gjatë njoftimit të akuzave.
 
Zbulimet u bënë publike të martën, kur Prokurori i Qarkut, Jeff Gray, shpalli 7 akuza ndaj që rëndojnë ndaj Tyler Robinson. Më e rënda është akuza për vrasje, e cila mund t’i shkaktojë të riut dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor.

Sipas Jeff Gray, shoku i dhomës i Tyler,  i cili është në proces tranzicioni nga burrë në grua dhe me të cilin ai kishte një lidhje romantike, mori një mesazh nga 22-vjeçari më 10 shtator, pas vrasjes së Charlie Kirk në universitetin Utah Valley në Orem, ku shkruhej: “Shih poshtë tastierës sime.”

Atje, shoku i dhomës gjeti një shënim që shkruante: “Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe e bëra,” sipas dokumentit të akuzës.

Shoku i dhomës e pyeti 2 herë partnerin nëse e kishte seriozisht dhe Tyler i tha se po dhe se ishte penduar që e përfshiu në këtë ngjarje, pasi kishte në plan ta mbante vrasjen sekret deri në vdekje.

I pyetur pse e vrau aktivistin e ekstremit të djathtë, Tyler dyshohet se u përgjigj:

“M’u mbush kupa me urrejtjen e tij. Me disa lloje urrejtjesh nuk mund të bëhet kompromis”.

Tyler dyshohet se nisi t’i dërgonte mesazhe shokut të dhomës ndërsa ishte ende në Orem dhe kishte ndërmend të merrte armën e familjes, të cilën më vonë e përdori për të vrarë Charlie Kirk. Ai përshkroi ankthin që përjetoi për ta marrë dhe fshehur armën, si dhe më tej, se ishte i shqetësuar për gjurmët që kishte lënë.

“Si do ia shpjegoj babit vdekjen e Charlie Kirk?” – i shkroi ai partnerit, të cilin e përshkroi si fans të madh të lëvizjes “Make America Great Again”, fushatën që mbështeste zellshëm Kirk.

Në fund, ai i tha partnerit se do të dorëzohej, pasi prindërit e identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe një sherif, mik i familjes, e bindi të dorëzohej.

“Ti je e vetmja për të cilën shqetësohem, e dashur,” dyshohet se i shkroi Tyler mikut të dhomës, i cili i tha se ishte shumë i shqetësuar.

Më pas, Tyler i kërkoi të mos fliste me median dhe e mbylli mesazhin duke u shprehur se do të qëndronte i heshtur dhe do të merrte një avokat.

Shoku i dhomës, emri i të cilit nuk është bërë publik, po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.

Charlie Kirk, komentatori konservator amerikan dhe themelues i organizatës “Turning Point USA” (e cila kishte për qëllim promovimin e ideve konservatore midis studentëve dhe të rinjve), ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare pas një sulmi me armë gjatë një ngjarjeje publike në Utah.

Kirk, i martuar dhe baba i dy fëmijëve të vegjël, njihej për qëndrimet e tij politike të forta dhe për ndikimin e tij mes të rinjve konservatorë në Shtetet e Bashkuara.

 

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼