Showbiz

Ahmed Kalaja mund të dënohet me 3 vite burg?

Ahmed Kalaja mund të dënohet me 3 vite burg?
Ahmed Kalaja

Ahmed Kalaja mund të dënohet me 3 vite burg, ose të marrë dënim me gjobë, për shkak të një akuze ku pretendohet se ka penguar hetimet gjatë një operacioni të anti-terrorit në 2022-shin.

Prokuroria e Tiranës e ka çuar në gjykim dosjen ndaj imamit të njohur në rrjetet sociale, i cili drejton edhe xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë. Vepra penale për të cilën akuzohet Ahmed Kalaja është “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e cila supozohet të jetë kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës, ai ka penguar hetuesit e drejtorisë së anti-terrorit që të shihnin pamjet e sigurisë të kapura nga kamerat e xhamisë, duke refuzuar t’i dorëzojë ato. Hetimet lidheshin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me thirrje për dhunë dhe përçarje mes besimtarëve.

Ahmed Kalaja reagoi për Euronews, duke thënë se e gjitha ishte një “keqkuptim” dhe se në çdo hap të procesit, ka bashkëpunuar me hetuesit.

REELS

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Gafa jemi, njerëz bëjmë😌

Rasti i saj u zvarrit për vite me radhë, derisa vetë Mbretëresha Viktoria ndërhyri dhe...

This and “kemi bukë n’shpi” 🤤