
Alfio Rrotani është bërë baba për herë të dytë, zbuloi vetë ai përmes një postimi në Instagram.
Krah partneres, Joana Gjinaj, dhe së voglës së tyre, së cilës i zbulo dhe emrin e plotë, Tiara Maria, Alfio ndau një dedikim:
"Mirë se erdhe në jetë, Tiara Maria.
Linde nga një dashuri që zgjodhi të qëndrojë, nga dy shpirtra që u njohën dhe thanë 'përgjithmonë' pa bërë zhurmë.
Në frymën tënde të parë sot kemi një premtim: të të mbrojmë, të të udhëheqim, të të duam gjatë çdo ditë të jetës sonë.
Babi Alfio dhe Mami Joana."
View this post on Instagram
Alfio e bëri publike lidhjen me partneren gjatë muajit qershor 2025 dhe atë të shtatzënisë 2 muaj më vonë.
Gjatë një interviste për "Rudina" në janar të këtij viti, Alfio tha se u njoh me partneren gjatë një momenti jo shumë të mirë të jetës dhe sot ndihet më se i lumtur që arrin të jetë krah saj.
Dyshja u shprehën se vlerësonin më së shumti parimet dhe vlerat e njëri-tjetrit. Përputhja e mendimeve dhe ideve e kishte bërë marrëdhënien edhe më të bukur për ta.
Alfio është baba edhe i një djali, të quajtur Noah, nga martesa me ish-partneren, moderatoren Fatma Methasani.
