
E ftuar në rubrikën “Koment për koment”, Anita Haradinaj u pyet për mendimin e saj mbi “BBVK” dhe për më tepër, se si e ka parë Oltën si opinioniste të edicionit të kaluar.
Fillimisht, Anita tha se shumë njerëz e kanë kërkuar që të rikthehet në kolltukun e opinionistes:
“Unë kam marrë vazhdimisht komente që po u mungoj. Çiltërsia, mënyra e komunikimit të drejtpërdrejtë (janë disa nga arsyet)”, tha ajo.
View this post on Instagram
Më tej, shtoi se që kur i kanë përzgjedhur opinionistët e rinj, ajo e ka ditur se do ta kërkonin.
“Prej kur i kanë përzgjedhur opinionistët e rinj, e kam ditur që kanë për të më kërkuar. E kam vlerësuar Oltën në BBVA si banore, por nuk mund të jesh opinioniste e mirë nëse ke qenë banore”, duke nënkuptuar se është kërkuar nga njerëzit që të rikthehet në "BBVK".
Por, s’e përjashtoi mundësinë që të rikthehet sërish, nëse i bëhet ftesa nga produksioni.
Olta e zëvendësoi Anitën në edicionin e kaluar. Kujtojmë se Anita Haradinaj ka qenë një prej opinionisteve që ka ngjallur më shumë diskutime dhe debate në “BBVK”, me vetë banorët, por edhe me komentuesit.