
Aktori legjendar Anthony Hopkins, 87 vjeç, nuk i kurseu talljet për maskën e re të fytyrës së re të Kim Kardashian nga marka e saj Skims, që duket si maska që ai mbante në filmin klasik “The Silence of the Lambs” në vitin 1991.
Në një video në Instagram, Anthony shfaqet me maskën e kokës dhe thotë:
“Përshëndetje Kim, ndihem 10 vjet më i ri. Mirupafshim.”
Më pas imiton skenën dhe i hap sytë si në film, duke bërë një buzëqeshje të vogël.
“Faleminderit Kim, mos ki frikë të vish për darkë,” shkruan aktori duke etiketuar Kim dhe markën e saj.
View this post on Instagram
Fansat u argëtuan shumë, duke komentuar: “Mbreti me humorin më të mirë!”
Ndërkaq Kim, që sapo publikoi maskën e saj të re “Seamless Sculpt Face Wrap” me çmim 48 dollarë, po pritet të përgjigjet ndaj kësaj talljeje epike.
Disa ndjekës e panë maskën si versionin ekonomik të një face lift-i sepse jo të gjithë kemi 20 mijë dollarë për të ngritur nofullën dhe të tjerë shprehën (si gjithmonë) shqetësimin:
“Kjo po bëhet shumë e çuditshme, si po normalizojmë këto gjëra?” dhe “A do të mbijetojmë dot si njerëz?”
Kim është e njohur për produktet unike që nxjerr në treg, si reçipetat me thithka apo pantallonat me mbushje për të theksuar asetet dhe kësaj here solli një maskë fytyre që po i bën të gjithë të flasin. Tipike e Kardashian-ëve.