Showbiz

Anxhela Peristeri ka një mënyrë për të përballuar tradhtitë e miqve dhe s’është ajo që mendon

Anxhela Peristeri ka një mënyrë për të përballuar
Anxhela Peristeri/ Instagram

Anxhela Peristeri, e ftuar në “Goca dhe Gra”, foli ndër të tjera për tradhtinë e miqve dhe qasjen e saj karshi këtij fenomeni. Ndryshe nga ç’mund të mendosh ose të veprosh, këngëtarja tregoi se “nuk i prish marrëdhëniet me të tjerët, edhe kur e kupton “puçin”.

“Më kanë tradhtuar! Mendoj se tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Për të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoj “puçin” që po më bëhet, nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh ajo.

Gjithashtu, Anxhela foli edhe për dashurinë dhe pyetjen e famshme se “kur do të martohet?”.

“Dikur e përjetoja disi keq kur më pyesnin për martesën, por tani nuk i përjetoj fare. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe, nuk të bëjnë kur je 40 vjeç”, tha ajo, duke shtuar se ende nuk e ka veshur fustanin e bardhë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Nejse, ti, nëse e sheh të arsyeshme, prishi marrëdhëniet me këta njerëz, sepse sa më pak njerëz toksikë në jetë, aq më mirë për ty!

 

REELS

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍