
Noizy, i ftuar në “Top Albania Radio”, ka folur ndër të tjera për karrierën e tij muzikore dhe çelësin e suksesit të tij. Noizy tregoi se talenti nuk është domosdoshmërisht arsyeja e arritjeve të tij, por disiplina.
“Po nuk është fakti që unë jam më i talentuari, është për shkak që unë kam disiplinë më shumë se të gjithë,” – u shpreh reperi.
Ai shtoi se pikërisht disiplina dhe forca fizike e kanë ndihmuar të jetë për kaq vite në industrinë e muzikës dhe jo vetëm.
“Kam shumë pak motivim ndonjëherë, por kam shumë disiplinë. Kjo të bën të jesh i suksesshëm, sepse kam edhe forcë fizike. Një njeri me talent mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë, por unë mund të bëj tre. Kam energji, kam forcë dhe punoj më shumë se të tjerët”, përfundoi ai.
Noizy, prej vitesh, vijon të jetë një prej artistëve të preferuar në Shqipëri, me dhjetëra këngë hit, ama, prej intervistës së tij duhet të mësojmë se talenti pa disiplinë, jo gjithmonë të çon drejt suksesit.