Gjatë një interviste në "Big Brother VIP Fan Club", Anxhelo Haruni foli për herë të parë për një romancë të së shkuarës, për të cilën u përfol shumë nëpër portale gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania 5".
Emri u konfirmua dhe lajmet ishin të vërteta, mes tij dhe moderatores Neada Muçaj pati një lidhje që zgjati rreth tre vite. Edhe pse gjërat mes tyre kishin përfunduar, kur u pyet nga Kiara Tito mbi ndjenjat, Anxhelo u shpreh se ende ishte shumë i ndikuar nga ajo marrëdhënie e së shkuarës.
"Sigurisht, një lidhje gati 3-vjeçare nuk hidhet dot poshtë në asnjë moment. Një njeri i cili bëhet pjesë e jotja, nxjerr anët më të mira të tuat vazhdimisht, do të qëndrojë me ty gjithë jetën. Qëndron në zemër gjithë jetën, absolutisht. Pastaj nëse ka diçka më tutje, këtë nuk di ta them në këtë moment, por më ndikon akoma. Kaq mund të them."
Ndër të tjera, ai nuk nguroi t'i jepte edhe një mesazh përmes ekranit.
"Nëse do t'i thoja diçka, është që shfaq vetëm anën më të mirë të vetes tënde, kthehu njeriu pozitiv edhe i lumtur që ishe siç di ti të bësh."
Pa u ndalur në arsye të tjera mbi mbylljen e marrëdhënies, ai shtoi se, që prej një viti, nuk kishte pasur më asnjë komunikim mes tyre.
