E po e treta e vërteta! Dedikimet e Besit kanë filluar të bëhen më konkrete dhe parashikimet tona dolën të sakta, arsyeja e lumturisë së aktorit është dashuria.
Gjatë një koncerti ditën e djeshme, Besi vendosi t’i jepte përgjigje çdo pyetje tuajës, duke treguar edhe personin të cilit i dedikohet tatuazhi më i fundit.
“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”
Më i qartë se kaq nuk mund të ishte. Aktori është më i lumtur se kurrë dhe arsyeja është Ejona.
Dedikimet e Besit filluan pak javë më parë, kur publikoi në Instagram një foto të një tatuazhi ku ndodhej një emër gruaje, një datë dhe e gjithë fotoja shoqëruar me një këngë romantike.

Pak më vonë publikoi sërish disa fjalë të ëmbla (dukshëm kushtuar Ejonës), ku shprehej mirënjohës për gjithë lumturinë që po kalonte.
“Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Që prej ndarjes nga Xhensila, këto kanë qenë herët e para ku aktori ka vendosur të ndajë me publikun disa detaje mbi jetën romantike dhe me sa duket gjërat qenkan shumë serioze.

