Anabelizim

Arbana Osmani dhe cikli i “Mirëmbrëma Yje”: jo çdo yll shkëlqen jashtë ekranit

Arbana Osmani dhe cikli i “Mirëmbrëma Yje”: jo çdo
Në foto: Arbana Osmani / imazh i gjeneruar me AI

“Mirëmbrëma Yje” i Arbana Osmanit nisi me bujë jo sepse ishte ndryshe si format, por sepse ishte një ngjarje: për herë të parë, Arbana shfaqej jashtë logos së Top Channel. Episodi i parë (nëntor 2024) theu rekorde shikueshmërie dhe brenda 24 orësh arriti klikime të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se popullariteti i saj personal ishte real dhe i matshëm. Në atë moment, dukej sikur Arbana kishte fituar “garën” me ish-televizionin e saj. Narrativa ishte e qartë: një emër i madh që nuk ka më nevojë për TV për të qenë në treg. Megjithatë, pas entuziazmit të fillimit, formati filloi të humbë sensacionin dhe sezoni i dytë, në vjeshtë 2025, nuk arriti të ruante të njëjtat shifra shikueshmërie. Pyetja nuk është më “a funksionon Arbana jashtë Top Channel?”, por pse ky format u konsumua kaq shpejt.

“Mirëmbrëma Yje” u konceptua si një bisedë intime dhe e ngrohtë, në një ambient shtëpiak. Arbana i mirëpriste të ftuarit “në shtëpi”, ku gatuanin bashkë dhe ndanin rrëfime personale. Në fillim, kjo u perceptua si një qasje e këndshme: një Arbana më e lirë, më e afërt, larg pamjes klasike televizive. Por episod pas episodi, struktura e intervistës u bë pak e parashikueshme. Pyetjet filluan të përsëriteshin, lojërat si “e kam bërë / s’e kam bërë” apo “zgjidh këtë apo atë” filluan të duken të sforcuara dhe, mbi të gjitha, jo në përputhje me figurën e Arbanës. Kur një format nuk evoluon, konsumohet.

Sezoni i parë u mbështet fort te emra me peshë të madhe popullore. Episodi i parë me Ledri Vulën dhe Alban Skënderajn garantoi vëmendje maksimale. Pasuan intervista që vetë ishin ngjarje e madhe: Xhensila Myrtezaj që foli për divorcin dhe traumën e fëmijërisë; rikthimi i Arian Çanit pas një mungese të gjatë; përballja simbolike Arbana - Alketa; intervista të rralla me Tayna-n, Ylli Limanin, Xhemi Shehun, Eno Popin, Emina Cunmulajn. Sezoni i parë funksionoi sepse kombinonte kuriozitetin, rrëfimet personale dhe peshën e emrave.

Sezoni i dytë tentoi të zgjerojë përmbajtjen. Përveç figurave të showbiz-it, Arbana ftoi edhe personazhe nga politika, sporti dhe fusha të tjera: p.sh. politikani Arlind Qori, shkrimtari/ish-politikani Ben Blushi, kreu i FSHF Armand Duka, futbollisti Myrto Ozuni etj. Në teori, kjo e pasuronte përmbajtjen. Në praktikë, uli interesin masiv. Episodet me tematika futbolli apo politike mblodhën dukshëm më pak klikime sesa ato me figura të botës rozë, duke treguar se audienca e “Mirëmbrëma Yje” është, në thelb, audiencë showbiz-i.

Problemet e sezonit të dytë nuk ishin vetëm numerike. Episodi i parë me Princ Lekën II dhe partneren e tij, Blerta Celibashi, u shoqërua me reagime të forta negative. Shumë ndjekës kritikuan ftesën, duke e konsideruar të papërshtatshme për shkak të akuzave për dhunë nga ish-bashkëshortja. Ftesa e Feros, gjithashtu i akuzuar për dhunë nga ish-gruaja Arbenita, përforcoi perceptimin se emisioni po shërbente si platformë për pastrim imazhi për figura të diskutuara.

Polemika të tjera - episodi me Zhakun, Zhaklin Lekatarin dhe Arjan Konomin dhe komentet tallëse për persona jo të pranishëm, kunjat ndaj Elsa Lilës apo krahasimet mes Arbanës dhe Ledion Liço përpara Ben Blushit - e zhvendosën fokusin nga përmbajtja te zhurma. Disa fansa besnikë të “Big Brother” madje ironizuan se Arbana po ftonte vetëm persona që kishin ikur nga Top Channel (një koment shkruante: “Kush ikën nga Topi, direkt e siguron një intervistë te Arbana”). Të tjerë sugjeruan se emisioni po humb kreativitetin: “Të ftuarit s’janë më interesante si vitin e kaluar”, “E njëjta formulë çdo herë, u bë monotone”, ishin disa komente që përsëriteshin. 

Kalimi i Arbanës nga televizioni në YouTube ishte risia kryesore e “Mirëmbrëma Yje”. Në fillim funksionoi: interneti (sidomos diaspora dhe rinia) reagoi mirë, duke e bërë episodin e parë viral. YouTube ofronte lirinë e orarit, episodet publikoheshin në mbrëmje dhe fansat mund t’i ndiqnin menjëherë ose ditët pasuese sipas dëshirës. Avantazhi fillestar ishte se Arbana kishte me vete gjithë bazën e fansave të saj, të cilët u hodhën online për ta ndjekur në YouTube. Vetë Arbana i falenderoi fansat për këtë mbështetje online, ndërsa portale të ndryshme thanë se ajo tashmë e kishte fituar “garën” me Top Channel në terrenin e klikimeve. Por YouTube është një platformë e pamëshirshme: kërkon vazhdimisht engagement, ritëm dhe arsye për t’u rikthyer.

Ndryshe nga televizioni ku një emision prime-time mund të kapë edhe shikues rastësorë teksa ndërrojnë kanalet, në YouTube audienca duhet të të kërkojë ose të të hasë përmes algoritmit. Me kalimin e kohës, episodi i radhës i “Mirëmbrëma Yje” nuk ishte më “lajmi i ditës”. Një pjesë e atyre që ndoqën episodin e parë nga kurioziteti (p.sh. si do ishte Arbana jashtë Top Channel-it) mund të mos kenë vazhduar me episodet pasardhëse nëse përmbajtja nuk i tërhoqi.

Shifrat e tregojnë qartë këtë rënie: sezoni i parë ka një mesatare prej rreth 650-700 mijë klikimesh për episod, me disa episode mbi 1 milion. Sezoni i dytë ra në rreth 280-300 mijë klikime, pa asnjë episod që të kapërcejë 1 milionshin. Një pjesë e audiencës tradicionale të Arbanës - shikuesit e mësuar me “Dua të të bëj të lumtur” apo Big Brother VIP Albania - nuk e ndoqi atë në YouTube, duke e kufizuar reach-in kryesisht te audienca online, e cila ka pafund alternativa dhe pak durim për intervista njëorëshe çdo javë.

Në fund të 2025-ës, Arbana nisi një spin-off dedikuar fëmijëve, “Mirëmbrëma Yje Kids”, që edhe pse pati jehonën e vet (sidomos te prindërit dhe audienca familjare), e ndau vëmendjen dhe ndoshta energjitë krijuese. Për Arbanën ishte një angazhim ekstra që duhej menaxhuar paralelisht me episodet me të rritur. Për publikun, mund të ketë krijuar një farë “ngopjeje”. “Mirëmbrëma Yje” u bë e gjithëpranishme, por ndoshta më pak speciale.

Thënë këto, largimi nga Top Channel i dha Arbanës lirinë kreative dhe simpatinë fillestare të publikut online, por e kufizoi në terma audience tradicionale dhe ngriti pikëpyetje për qëndrueshmërinë e formatit jashtë “ombrellës” së një televizioni të fuqishëm. Publiku filloi ta shohë “Mirëmbrëma Yje” thjesht si një podkast/produkt YouTube, i suksesshëm për standardet online, por me ndikim në rënie krahasuar me një program prime-time.

Në fund të ditës, Arbana Osmani mbetet një moderatore e zonja dhe “Mirëmbrëma Yje” ishte një eksperiment i rëndësishëm në karrierën e saj, por ky format përjetoi ciklin e vet: interesi fillestar në rritje, interes normal dhe rënie e interesit. YouTube i dha Arbanës autonomi, por i hoqi atë që TV e jep natyrshëm: fuqinë. Në rastin e Arbanës, vetëm në YouTube nuk je më “prime-time person”; je thjesht një kanal.

Në këtë kontekst, nuk ishte surprizë që Arbana do të moderojë “Fermën VIP”, i cili është konkurrent i “Big Brother VIP Albania” por që nuk e ka pasur (të paktën deri tani) të njëjtin ndikim dhe peshë simbolike si Big-u. Arbana është ndërtuar si figurë prime-time. Bekimi dhe mallkimi i saj është Big Brother-i: aty ka pasur formatin që i shkonte figurës së saj. Sot Big-un po e moderon Ledion Liço dhe po e bën shumë mirë. Prandaj “Ferma VIP” nuk është hap prapa, por një kompromis realist: format që ka nevojë për një emër dhe një emër që ka nevojë për TV.

Sepse disa emra, sado të mëdhenj të jenë, nuk shkëlqejnë jashtë televizionit dhe kjo s’është as humbje, as fitore.

Copyright © anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Arbana Osmani and the "Good Night Stars" series: not every star shines off-screen

Arbana Osmani dhe cikli i “Mirëmbrëma Yje”: jo çdo

Arbana Osmani's "Mirembrëma Yje" started with a bang not because it was different as a format, but because it was an event: for the first time, Arbana appeared outside the Top Channel logo. The first episode (November 2024) broke viewership records and within 24 hours achieved extraordinary clicks, proving that her personal popularity was real and measurable. At that moment, it seemed as if Arbana had won the "race" with her former television. The narrative was clear: a big name that no longer needs TV to be on the market. However, after the initial enthusiasm, the format quickly began to lose its sensation and the second season, in autumn 2025, failed to maintain the same viewership figures. The question is no longer "does Arbana work outside Top Channel?", but why this format was consumed so quickly.

“Good Morning Stars” was conceived as an intimate and warm conversation, in a homely environment. Arbana welcomed guests “at home”, where they cooked together and shared personal stories. At first, this was perceived as a pleasant approach: a freer, more intimate Arbana, far from the classic television look. But episode after episode, the interview structure became a little predictable. The questions began to repeat themselves, games like “I did it / I didn’t do it” or “choose this or that” began to seem forced and, above all, not in line with Arbana’s figure. When a format does not evolve, it is consumed.

The first season relied heavily on names with great popular weight. The first episode with Ledri Vula and Alban Skënderaj guaranteed maximum attention. Interviews followed that were themselves a big event: Xhensila Myrtezaj who spoke about divorce and childhood trauma; the return of Arian Çani after a long absence; the symbolic confrontation between Arbana and Alketa; rare interviews with Tayna, Ylli Limani, Xhemi Shehu, Eno Popi, Emina Cunmulaj. The first season worked because it combined curiosity, personal stories and the weight of names.

The second season attempted to expand the content. In addition to showbiz figures, Arbana also invited characters from politics, sports and other public spheres: e.g. politician Arlind Qori, writer/former politician Ben Blushi, head of the Albanian Football Federation Armand Duka, footballer Myrto Ozuni, etc. In theory, this enriched the content. In practice, it reduced mass interest. Episodes with football or political themes collected significantly fewer clicks than those with figures from the pink world, showing that the audience of “Mirembrëma Yje” is, in essence, a showbiz audience.

The problems of the second season were not only numerical. The first episode with Prince Leka II and his partner, Blerta Celibashi, was accompanied by strong negative reactions . Many followers criticized the invitation, considering it inappropriate due to the accusations of violence by his ex-wife. The invitation of Fero , also accused of violence by his ex-wife Arbenita, reinforced the perception that the show was serving as a platform for image cleansing for controversial figures.

Other controversies - the episode with Zhakun, Zhaklin Lekatarin and Arjan Konomi and the mocking comments about people not present, the jokes about Elsa Lila or the comparisons between Arbana and Ledion Liço in front of Ben Blushi - shifted the focus from content to noise. Some loyal fans of "Big Brother" even ironized that Arbana was only inviting people who had left Top Channel (one comment read: "Whoever leaves Top, directly secures an interview with Arbana" ). Others suggested that the show was losing creativity: "The guests are no longer as interesting as last year" , "The same formula every time, it became monotonous", were some of the comments that were repeated. The idea that "Mirembrëma Yje" was losing creativity and that the invitations were becoming less and less interesting began to circulate on social networks.

Arbana's move from television to YouTube was the main innovation of "Mirembrëma Yje". At first it worked: the internet (especially the diaspora and youth) responded well, making the first episode viral. YouTube offered freedom of schedule, episodes were published in the evening and fans could watch them immediately or the following days as they wished. The initial advantage was that Arbana had her entire fan base with her, who jumped online to follow her on YouTube. Arbana herself thanked her fans for this online support, while various portals said that she had already won the "race" with Top Channel in the field of clicks. But YouTube is a ruthless platform: it constantly requires engagement , rhythm and reasons to return.

Unlike television, where a prime-time show can catch even casual viewers as they switch channels, on YouTube the audience has to search for you or come across you through the algorithm. Over time, the next episode of “Mirembrëma Yje” was no longer “the news of the day.” Some of those who watched the first episode out of curiosity (e.g. what would Arbana be like outside of Top Channel) may not have continued with subsequent episodes if the content did not appeal to them.

The numbers clearly show this decline: the first season averaged around 650-700 thousand views per episode, with some episodes over 1 million. The second season dropped to around 280-300 thousand views, with no episode surpassing 1 million. Part of Arbana's traditional audience - viewers accustomed to "Dua të bhë të të sërgë" or Big Brother VIP Albania - did not follow her on YouTube, limiting her reach mainly to an online audience, which has endless alternatives and little patience for hour-long interviews every week.

At the end of 2025, Arbana launched a spin-off dedicated to children, “Mirembrëma Yje Kids”, which, although it had its own resonance (especially with parents and family audiences), divided the attention and perhaps the creative energies. For Arbana, it was an extra commitment that had to be managed in parallel with the episodes with adults. For the audience, it may have created a certain “saturation”. “Mirembrëma Yje” became ubiquitous, but perhaps less special.

That said, leaving Top Channel gave Arbana creative freedom and the initial sympathy of the online audience, but it limited him in terms of traditional audiences and raised questions about the sustainability of the format outside the “umbrella” of a major television network. The audience began to see “Mirembrëma Yje” simply as a podcast/YouTube product, successful by online standards, but with declining impact compared to a prime-time program.

At the end of the day, Arbana Osmani remains a fine moderator and “Mirembrëma Yje” was an important experiment in her career, but the format experienced its own cycle: initial rising interest, normal interest and declining interest. YouTube gave Arbana autonomy, but it took away what TV naturally gives: power. In Arbana’s case, only on YouTube are you no longer a “prime-time person”; you are simply a channel.

In this context, it was no surprise that Arbana would moderate “Ferma VIP”, which is a competitor to “Big Brother VIP Albania” but which has not had (at least so far) the same influence and symbolic weight as Big. Arbana has been built as a prime-time figure. Her blessing and curse is Big Brother: there was a format that suited her figure. Today, Big is moderated by Ledion Liço and she is doing very well. Therefore, “Ferma VIP” is not a step back, but a realistic compromise: a format that needs a name and a name that needs TV.

Because some names, no matter how big they are, don't shine outside of television, and that's neither a loss nor a victory.

Copyright © anabel.al / Reprinting without permission of the editorial office is prohibited.