Celebrity

Aktorja mëson shtatzaninë në prag të divorcit: Ja ç'do të ndodhë me bashkëshortin!

19 Prill 2016

Aktorja mëson shtatzaninë në prag të divorcit: Ja

Lajmi se Megan Fox është shtatzënë për të tretën herë tronditi mediat. Fillimisht të gjithë ishin konfuzë: cili ishte babai? Pasi u njoftua nisja e proçedurave të divorcit me Brian Austin Green, e gjithë kjo situatë dukej e pakuptueshme. Por një burim pranë aktores rrëfeu se babai ishte po i njëjti i 2 fëmijëve të saj: Brian Austin Green.

Ndërsa u mësua se për shkak të kësaj divorci ishte lënë pezull, tani burime të afërta kanë treguar për E! Online se gjërat kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër: Ata po i japin një mundësi të 2-të njëri-tjetrit. 'Brian dhe Megan po punojnë shumë me veten tani, dhe gjërat po shkojnë më mirë mes tyre', është shprehur burimi, 'Ata po jetojnë tanimë në një çati'

Brian dhe Megan u martuan në 2010-ën, dhe nga kjo marrëdhënie lindën 2 fëmijë: Noah dhe Bodhi.

Burimi: E! Online