
Qeveria shqiptare ka shpallur 26 prillin 2025 si ditë zie kombëtare në nder të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një humbje të thellë në botën fetare.
Vendimi në fjalë është marrë në mbështetje të ligjit “Për simbolet kombëtare”, është propozuar nga Edi Rama dhe është miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Vdekja e Papës erdhi për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga një goditje në tru dhe u njoftua herët në mëngjesin e së hënës së Pashkëve dhe u konfirmua të hënën nga Dr. Andrea Arcangeli, shefi i departamentit shëndetësor të Vatikanit.
Papa Françesku, i cili vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe hoqi një pjesë të mushkërisë që në rini, u shtrua në spital për 38 ditë në fillim të vitit për shkak të pneumonisë.
Vdekja e një pape aktivizon një sërë ritualesh dhe ceremonish të organizuara me kujdes. Kardinalët që plotësojnë kriteret do të votojnë për pasardhësin në Kapelën Sistine, përmës një procesi të njohur si konklava.
I lindur me emrin Jorge Mario Bergoglio, me origjinë nga Argjentina, Papa Françesku solli një frymë të re në një institucion 2000-vjeçar, i cili kishte humbur ndikimin gjatë papatit të trazuar të Benediktit XVI. Por edhe Papa Françesku hasi vështirësitë e veta, sepse konservatorët u bënë gjithnjë e më të pakënaqur me prirjet e tij progresive, afrimin me katolikët LGBTQ+ dhe shtypjen e tradicionalistëve.
Artikuj të sugjeruar:
- 9 deklaratat e Papa Françeskut që tronditën themelet e Kishës Katolike
- Shikueshmëria e këtij filmi u rrit me 283% pas vdekjes së Papa Françeskut
- 10+ fakte interesante dhe të pabesueshme për Papa Françeskun
- Vatikani zbulon arsyen e vdekjes së Papa Françeskut
- Gjithë sytë në Vatikan! Figurat publike kujtojnë Papa Françeskun:
- Ndarja nga jeta e Papa Françeskut: Si zgjidhet Papa i ardhshëm?
- Kush ishte Papa Françesku: Lideri shpirtëror i katolikëve që theu tabu
- Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku