Showbiz dhe TV

Çiljeta rrëfehet pas ndarjes: Një lidhje e re?

23 Prill 2016

Çiljeta rrëfehet pas ndarjes: Një lidhje e re?

Pasi rrëfeu publikisht se është ndarë nga babai i Fernandos, Çiljeta ka treguar se ajo ka ndodhur 7-8 muaj më parë, por diçka e ka shtyrë ta mbajë të fshehtë. Ajo ka thënë për ëho se është mësuar të jetë edhe 'burrë' edhe grua, ndaj pavarësisht se babai i Fernandos shumicën e kohës ka qënë larg, ajo nuk ka pasur vështirësi t'ia dalë si nënë e vetme. Megjithatë, ajo që i ka munguar ka qenë dashuria e një mashkulli, të cilën e gjen tek mashkulli më i rëndësishëm i jetës së saj: Fernando i vogël.

'Për momentin Fernando është mashkulli i vetëm i zemrës sime. Kam shumë miq të mirë, po njoh çdo ditë njerëz të shkëlqyer. Sigurisht është dikush që më pëlqen, por ende s'ka asgjë për t'u ndarë', ka thënë ajo për ëho. Gjithashtu Çiljeta ka treguar arsyen përse e ka mbajtur të fshehtë nga publiku ndarjen me babain e Fernandos, edhe pse janë ndarë prej më shumë se 7 muajsh: 'Nuk kam dashur ta bëj publike për shkak se kur është një fëmijë në mes, shanset për rikthim janë të mëdha'

Edhe pse nuk ishte një vendim i lehtë, ajo tregon se ishte zgjidhja më e mirë, pasi kjo marrëdhënie nuk ishte aspak e shëndetshme për të dy për shkak të largësisë. Megjithatë ajo thotë se Chris, babai i Fernandos i ka mësuar shumë gjëra, mes të cilave edhe se mund të jenë miq pas ndarjes, si prindër të një fëmije: 'Chris ka një mentalitet krejt tjetër nga ne shqiptarët, prandaj edhe kjo ndarje nuk qe fare dramatike. Ai më kërkoi që të mësojmë të jemi shokë të mirë për Fernandon, vetëm ai ka rëndësi për ne.'

Si nënë e Fernandos 3-vjeçar, Çiljeta shprehet se ndihet e përmbushur, pasi ka bërë më të mirën që mund të jepte për fëmijën e saj. Ajo thotë se nuk ndahet kurrë prej tij, pasi ka një lidhje shumë të fortë që i bashkon: 'Unë dhe Fernando jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. (...) Mendoj që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë marrëdhënia nënë-fëmijë'

Burimi: Who