Harrojeni dramën mes Justin Biber dhe Selena Gomez, pasi një tjetër trekëndësh dashurie po “pushton” rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Sydney Sweeney dhe Glen Powell.
Si nisi e gjitha?
Të gjithë prisnim të shihnim Sweeney me vello të bardhë, por papritur dasma u anulua dhe zërat për një ndarje mes aktores dhe të fejuarit të saj, Jonathan Davino, u konfirmuan nga shumë portale.
Thashethemet për ndarje filluan të qarkullojnë pasi ylli i “Anyone but You” fshiu një foto të saj dhe Davinos duke u puthur nga Instagrami, postim që e kishte bërë në fillim të këtij viti. Madje një burim i afërt me dyshen tha për People se “gjërat kanë qenë të vështira për një kohë të gjatë mes tyre”.
Sydney Sweeney, në një lidhje me Glen Powell?
Menjëherë pas ndarjes, njerëzit dolën me një teori mbi motivet që bënë aktoren të anulojë dasmën. Kudo në TikTok gjen pafund postime, ku fansat shkruajnë të bindur se aktorja i dha fund fejesës për të nisur një romancë të re me kolegun e saj, Glen Powell.
Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende.
Në të vërtetë, fansat kanë spekuluar se Powell dhe Sweeney ishin çift që kur ata luajtën në komedinë romantike të vitit 2023, "Anyone But You". Megjithatë, dyshja vazhdimisht kanë sqaruar se janë vetëm miq të ngushtë.
Nga ana tjetër, People konfirmoi se Sweeney anuloi dasmën e saj me Davinon, 41 vjeç, dhe një burim tha se aktorja është e përqendruar thjesht dhe vetëm te puna.
Artikuj të sugjeruar: