Aktorja Teuta Krasniqi, ish-bashkëshortja e Bleros, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ajo dhe partneri Adonis Morina janë bërë prindër të vajzës të cilën e pagëzuan me emrin Kaia. Lajmin e gëzuar e dha vetë Adonisi në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur emocionet dhe lumturinë për faktin që është bërë baba. “Për të gjithë familjen dhe miqtë, do të donim t’ju prezantonim anëtaren më të re të familjes sonë: ‘Kaia’... Nuk ka fjalë që e përshkruan magjinë e këtij momenti. Jam babai më i lumtur që frymon tani... Me Teuta Krasniqin, jam shumë krenar për ty zemër.”-shkroi ndër të tjera Morina, krahas fotove ku shihet vogëlushja e porsa ardhur në jetë.
Nga martesa me Bleron, Teuta Krasniqi ka edhe një vajzë, të quajtur Tara. Ajo dhe Adonis Morina lidhën kurorë në mënyrë të papritur në janar të 2016-ës, thuajse një vit pas ndarjes së saj nga këngëtari i njohur.

Burimi: Prive.al