Katy Perry thuhet se ka shfaqur shenja pendese lidhur me fluturimin e saj në hapësirë të hënën e kaluar, pasi po përballet me një valë komentesh negative dhe teorish konspirative.
Katy Perry, Lauren Sanchez dhe katër gra të tjera përfunduan misionin e tyre në hapësirë, misioni i parë tërësisht me gra, në bordin e raketës “Blue Origin” të Jeff Bezos. Ekuipazhi udhëtoi për 11 minuta, duke arritur një lartësi 100 kilometra dhe duke kaluar vijën Kármán, kufiri zyrtar i hapësirës.
Katy Perry regrets 'making a public spectacle' of her Blue Origin space flight https://t.co/0ehM1qUerk pic.twitter.com/5EmfOmjHuu
— The Mirror (@DailyMirror) April 18, 2025
Ky udhëtim u reklamua dhe u promovua si një mesazh i fortë i fuqizimit të grave në shoqëri, duke dhënë mesazhin se edhe gratë munden të arrijnë misione të vështira të vetme.
Megjithatë, shumë njerëz e kritikuan negativisht këtë mision. Në rrjet pati polemika të forta për koston e lartë të udhëtimit, ndikimin mjedisor dhe veprimet që u cilësuan si të pavenda nga 6 gratë e ekuipazhit.
Katy Perry-t iu bashkuan Gayle King, Lauren Sanchez, shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisha Bowe, producentja e filmit Kerianne Flynn dhe aktivistja Amanda Nguyen në fluturimin e financuar nga Jeff Bezos.
View this post on Instagram
Por, tanimë raportohet se ajo ka mendime të dyzuara – jo për vetë misionin, por për mënyrën sesi gjithçka u interpretua.
Një burim pranë këngëtares pohoi në një raportim të Daily Mail:
"Katy nuk pendohet që shkoi në hapësirë. Ishte diçka që i ndryshoi jetën. Asaj i vjen keq për rrjedhën që mori e gjithë gjëja. Nuk i priste kurrë këto reagime dhe ndihet e zhgënjyer nga reagimi i paprovokuar. Pavarësisht akuzave, ajo vazhdon të dashurojë dhe të luftojë për mjedisin."
Emri i burimit pranë saj nuk bëhet i ditur, ndërsa këngëtarja nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje.
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: