Karakteristikat e Shenjave

Shenja, është viti i ndryshimit! Çfarë nuk duhet të bëni më në 2017-ën, për të qenë të lumtur

24 Dhjetor 2016

Shenja, është viti i ndryshimit! Çfarë nuk duhet të

Dashi: Merri gjërat me qetësi!

Është e vështirë t’i japësh këshilla një Dashi kaq kokëfortë, por është e rëndësishme që këtë vit, të mundoheni të shmangni impulsivitetin që karakterizon shenjën, një ndër aspektet më të veçanta, por nga ana tjetër, që nuk ndikon gjithmonë mirë në zgjedhjet që bëni. Kushtojuni durim qëllimeve tuaja, jo thjesht të vraponi për të arritur finishin.

Demi: Thjesht bëj atë që ke për të bërë!

Demi, një shenjë shumë këmbëngulëse, shpesh ka prirjen për t’u fiksuar me diçka në mendje, përpara se ta bëjë në realitet. Këshilla për këtë vit është t’i qartësoni idetë (për këtë jeni mjeshtra) dhe të nisni pa e menduar më shumë.

Binjakët: Mjaft kërkove drejtësi nëpër rrjetet sociale apo në debate me të tjerët!

Binjakët njihen për inteligjencën dhe aftësinë e tyre komunikuese tejet të mirë, por ndonjëherë duhet të mos i ekzagjerojmë gjërat. Nëse ka diçka që ju shqetëson mbi mënyrën si funksionojnë gjërat, shmangni shprehjen në Facebook apo në debate të kota në tavolina kafenesh. Më mirë, shpaloseni intelektin tuaj për diçka me vlerë, si përshembull një shkrim në gazetë.

Gaforrja: Mësohu të bëhesh prind i vetes

E morëm vesh, Gaforre, që nuk është e thjeshtë të sundohesh nga Hëna, sepse të shkakton luhatje humori. Por ato ankesat e llojit “Pse mua?!”, “Çfarë kam bërë që ta meritoj” dhe të qarat pas mesnate, janë tepruar ca si shumë. Universi nuk është familja jote që të ka braktisur, je ti që nuk e ndihmon veten dhe bie në vetëmëshirim. Kështu që mëso të ngrihesh përsëri dhe t’i japësh vetes ndonjë shuplakë po qe e nevojshme.

Luani: Ul hundën për atë që do!

Luani sharmant ndonjëherë e ka të vështirë të heqë dorë nga krenaria e tij tipike, ndaj edhe mund të humbasë gjërat që i do më shumë. Këtë vit të ri, është koha për të “ulur hundën” dhe për të kërkuar atë që dëshiron; mund të jetë shumë vonë pastaj.

Virgjëresha: Bëj pak pushim nga të qenit Virgjëreshë

Një shenjë tmerrësisht e programuar, Virgjëresha ka një axhendë dhe një plan të detajuar për gjithçka. Këtë vit të ri duhet të mësoni t’i lini gjërat të rrjedhin. Përveç kësaj, mania për t’i kritikuar të tjerët në gjithçka, nuk ju bën aspak simpatikë, edhe pse ju mendoni se nuk ka asgjë, përderisa kritikoni edhe veten. Lëshojeni veten, lërini të tjerët të lirë; kjo është e vetmja mënyrë për t’i njohur siç janë.

Peshorja: Mëso të thuash “jo”

Ky ka qenë një vit i rëndësishëm profesional për Peshoren, me Jupiterin fatsjellës në këtë shenjë. Keni mësuar shumë dhe dini tashmë të menaxhoni veten në profesion, por këtë vit të ri, duhet të provoni të zgjidhni atë punë ku ndiheni më mirë. Jo çdo ambient është i duhuri për ju, kjo nuk ju bën as të paaftë, as të paditur.

Akrepi: Mëso të thuash “po”

Kur themi se duhet të mësosh po-në, Akrep, nuk do të thotë se duhet të pranosh gjëra që nuk të pëlqejnë. Do të thotë të lësh mënjanë shqetësimin për të ardhmen, posesivitetin karshi njerëzve që do më shumë, si edhe fiksimin për të kontrolluar gjithçka; të mësosh të mendosh pozitivisht dhe t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë. Mendo se sundohesh nga dy planete që të japin në dorë një superfuqi: Marsi luftarak dhe Plutoni i plotfuqishëm. Nëse të tjerëve u duhet kohë për të arritur diçka që e duan, ty të duhet vetëm një ditë. Kështu që, i ke gjërat tmerrësisht të thjeshta, sikur të mendosh edhe me qetësi.

Shigjetari: Mëso të bashkëpunosh me të tjerët

Si një shenjë aventuriere, Shigjetari njihet si dikush që do t’i bëjë të gjitha vetë. Të jetë në shumë vende, të bëjë shumë gjëra, të flasë për atë e për këtë, por ndonjëherë është e rëndësishme të marrësh edhe ndihmën e të tjerëve. Duhet të lejoni t’ju ndihmojnë dhe të bashkëpunoni; është gjithmonë më mirë se t’i bësh vetëm të gjitha.

Bricjapi: Ndrysho perceptimin mbi pasurinë

Bricjapi është zakonisht shumë i shqetësuar për paratë; një shenjë sa kursimtare, aq edhe dorëlëshuar. Përqendroheni ndonjëherë më tepër se ç’duhet tek pasuria, duke lënë mënjanë gjëra të tjera, që mund të jenë edhe më të rëndësishme. Mësoni të çmoni miqësitë, dashuritë e mëdha, mbi të gjitha të mos ia lini humorin tuaj në dorë llogarisë bankare, sepse ajo ju zhgënjen.

Ujori: Pranoni frikën tuaj

Duke qenë se sundoheni nga Urani, planeti i paqëndrueshmërisë dhe ndryshimit të menjëhershëm, ndonjëherë mund të jeni edhe paranojakë, qëndroni në mbrojtje pa pasur sulm, etj. etj. E megjithatë, nuk e pranoni frikën tuaj; pranojeni dhe përballojeni, sepse do të jetë shumë më mirë në njëmijë mënyra.

Peshqit: Zgjidhni atë që ju pëlqen ju, pa zhvlerësuar gjithçka tjetër

Peshqit, një shenjë tejet shpirtërore, ka fuqinë të ndikojë në mënyrën si shkojnë gjërat, sepse beson tek fuqia e energjisë që mbart çdo gjë. Këtë forcë tuajën përdoreni për të tërhequr gjëra positive, jo për të gjykuar negativisht ato çfarë nuk ju pëlqejnë. Qëndroni neutralë; negativiteti nuk i bën mirë një Peshku.

Burimi: Elite Daily