Receta te Shendetshme

8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku

5 Maj 2017

Ashtu sikurse disa bimë rriten më mirë pranë njëra-tjetrës, edhe disa ushqime të caktuara duhen konsumuar së bashku dhe jo vetëm sepse shkojnë si shije, por sepse në këtë mënyrë mund të përthithni më mirë vlerat e tyre ushqyese. Ja dyshet e fuqishme që duhen konsumuar gjithnjë së bashku.

8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Mishi i gjelit të detit me patatet e ëmbla
Vitamina A, antioksidanti i gjendur te patatet e ëmbla, ka nevojë për zinkun e gjendur në mishin e gjelit të detit që të përthithet, transportohet dhe përdoret nga organizmi ynë.
8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Sallata me yndyra të plota
Konsumimi i perimeve si karotat, specat dhe selinoja mund t’ju furnizojë mirë me fibra që janë të nevojshme për një tretje të mirë. Por, që të përfitoni sa më shumë vitamina nga këto perime, duhet ta shoqëroni sallatën me një salcë me yndyra të shëndetshme.
8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Luleshtrydhet me spinaq
Për të përthithur sa më shumë hekur që gjendet në përbërjen e spinaqit, ekspertët sugjerojnë shoqërimin e tij me vitaminë C. Luleshtryshet janë perfekte për këtë punë.
8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Kosi me banane
Kalciumi është i domosdoshëm për zhvillimin e kockave dh e dhëmbëve të shëndetshëm, por që të përthithet sa më mirë, ka nevojë të shoqërohet me fibrën inulinë, që gjendet masivisht tek bananet.
8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Çaji jeshil me limon
Shoqërimi me limon, jo vetëm e bën çajin jeshil më të shijshëm, por edhe rrit fuqitë e tij antioksiduese.
8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Çokollata e zezë me mollë
Antioksidantët që gjenden tek mollët dhe ata që gjenden tek çokollata e zezë, të kombinuara bashkë, mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës.
8 ushqime që duhet t’i konsumoni gjithnjë së bashku
Tërshëra me boronica
Vetitë inflamatore të tërshërës dhe të boronicave janë shumë më efektive nëse bëhen bashkë.

Burimi: Women's Health