Gruaja që tha se ishte 13 vjeçe kur Shawn "Jay-Z" Carter dhe Sean "Diddy" Combs abuzuan seksualisht me të pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2000, dëgjohet në një regjistrim të pranojë se Jay-Z nuk e kishte sulmuar dhe duke thënë se avokati i saj e shtyu atë të padiste Jay-Z-në.
Padia e gruas kundër Jay-Z-së dhe P.Diddy-t është tërhequr që atëherë dhe nuk mund të ringrihet.
Regjistrimi, një fragment i të cilit u sigurua nga ABC News, është mes gruas, e identifikuar si Jane Doe dhe dy hetuesve privatë të lidhur me Carter.
Në regjistrim, gruaja dëgjohet duke u thënë hetuesve se avokati i saj, Tony Buzbee, e bëri atë të padiste Jay-Z, të cilën avokati më pas e quajti një "gënjeshtër të hapur".
Jane Doe ka thënë në një deklaratë ajo i qëndron pretendimeve të saj dhe ka hequr dorë nga padia për shkak të "frikës së hakmarrjes nga Jay-Z" dhe fansat e tij. Ajo gjithashtu mohoi t'u kishte thënë hetuesve që Buzbee e kërkonte atë si kliente ose se ai e inkurajoi atë të hidhte një padi të rremë kundër Jay-Z-së. Ajo tha se ndihej "e frikësuar dhe e tmerruar" kur u përball në pragun e saj me hetuesit që dinin emrin dhe adresën e saj.
Spiro, avokati i Jay-Z-së tha se hetuesit që iu afruan Jane Doe nuk e detyruan apo kërcënuan atë. “Ajo u takua vullnetarisht, foli me ta dhe u tha të vërtetën e saj.”
Jay Z ka paditur mbrapsht Jane Doe dhe Tony Buzbee për shpifje, të cilat ata i kanë mohuar deri më tani.
Artikuj të sugjeruar:
- Akuzat për përdhunimin e 13-vjeçares: Gjykata merr vendimin e rëndësishëm ndaj Jay Z
- Beteja (e radhës) ligjore e Jay Z: 33-vjeçari pretendon se është djali i tij
- Akuzat ndaj Jay Z po rrezikojnë karrierën e Beyonce
- Nëna e Beyonce-s “pëlqen” akuzat për përdhunim ndaj Jay-Z-së o.O
- Akuza tronditëse: “Jay Z dhe P Diddy përdhunuan 13-vjeçaren”
Burimi: ABC News