Ne na është dukur si përjetësi dita kur Beyonce ka lindur binjakët, madje po ta linin ne dorën tonë, do t'i jepnin vogëlushëve 25 ditë të ndryshme ditëlindjesh, por si sot një muaj më parë (14 qershor) kanë ardhur në jetë Sir Carter dhe Rumi, dy anëtarët më të rinj të familjes Carter. Diva e muzikës njoftoi përmujorin e tyre te parë ashtu siç di të bëjë më mirë: duke thyer internetin.
Sir Carter dhe Rumi duken hyjnorë në krahët e së ëmës, madje jemi te sigurt qe po flenë gjumë ndërkohë që ylli i "Who run the World" duket si perëndeshë dhe njerëzit po çmenden me pëlqime dhe komente.
Njëjtë si fotoja ku Beyonce njoftoi shtatzëninë edhe në foton e parë me fëmijët, qëndron në një sfond me trëndafila, mban një vello në kokë dhe vesh vetëm një pelerinë me fruda, duke risjellë imazhin e statujës së Shën Marisë në Amerikën Latine.
Sir Carter dhe Rumi do të jenë miqtë e rinj të Blue Ivy, të cilët ndryshe nga ajo, do të kenë emra ekskluzivë që s’do mund të përdoren nga askush tjetër.