Labinot Gashi e njeh mirë botën e showbiz-it, e di se si bëhet skupi dhe padyshim, e tregoi mjeshtërinë e vet në ditën e madhe të martesës me Qëndresën, partneren e tij prej vitesh.
Ata kurorëzojnë sot dashurinë dhe festën e nisën në mënyrën më tradicionale dhe njëherësh më të pazakontë: dhëndri shkoi të merrte nusen, por e bëri me tren!
Miqtë e tyre këngëtarë e personazhe të njohur kanë postuar në rrjetet sociale foto nga festa që u bë brenda një treni, të dekoruar plot tollumbace e fjongo. Të ftuarit e nisën aty festën, për t’iu drejtuar pastaj festës diku tjetër, që do të ketë akoma për të folur.
Kjo martesë i shtohet boom-it të martesave VIP në Shqipëri, që këtë vit kanë qenë të shpeshta sa ndarjet në Hollywood, apo ndoshta pak më të rralla.