Showbiz dhe TV

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar fëmijë

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2025

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Ermal Meta tregoi ekskluzivisht për Vanity Fair se ka birësuar dy vajza nga një jetimore në Shqipëri. Ai rrëfeu një histori të ndjerë, të mbushur me ndjesi dhe situata të ndryshme, të cilën e lexoni këtu.

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Nisur nga historia e tij frymëzuese dhe emocionuese, ja një listë me VIP-at që kanë zgjedhur të birësojnë dhe të ndryshojnë jetën e fëmijëve me të cilët nuk kanë lidhje gjaku, por lidhje zemre.

Arben Ristani

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

I ftuar te “Rudina”, në nëntor të vitit 2018, Arben Ristani foli për birësimin e Tomasit, në vitin 2014. Ai u shpreh se së bashku me bashkëshorten vendosën të birësonin një fëmijë.

“Çdokujt po t’i japësh dashuri...ne mbajmë kafshë në shtëpi dhe në momentin që transmeton dashuri edhe kafsha është afër. Jo më një njeri, një fëmijë tek i cili mjafton të transmetosh dashuri dhe të ndërtosh marrëdhënien që duhet. Pastaj pjesa tjetër duhet ndërtuar dhe duhet të jetë e vërtetë,” tha ai asokohe.

Fjodora Fjora

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Fjodora e ka thënë publikisht dhe me krenari se ka birësuar djalin e saj, Alteon në “Shtëpinë e Foshnjës”. Ajo ka treguar se ka ndjerë emocione të papërshkrueshme kur mori për herë të parë në krahë vogëlushin Alteo, si dhe e ka provuar se ç’do të thotë të çmendesh pas një qenieje, të heqësh dorë nga gjumi e nga angazhimet e tjera sepse dëshiron të qëndrosh pranë tij.

Fatos Nano

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Ish-kryeministri i Shqipërisë ka adoptuar djalin e bashkëshortes së tij, Xhoanës, nga martesa e saj e mëparshme.

Vera Laçi

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Këngëtarja e muzikës folklorike shqiptare, Vera Laçi, pas ndarjes nga jeta të djalit 22-vjeçar, vendosi së bashku me bashkëshortin që të birësonin një vajzë. Dea u bë pjesë e familjes kur ishte vetëm 8 muajshe. “Unë flas me Dean dhe gradualisht do t’ia them të gjitha, por ajo është vajza ime. Kam një dashuri shumë të madhe për të,” u shpreh këngëtarja te “Rudina” në vitin 2016.

Eduart Ndocaj

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Deputeti Eduart Ndocaj rrëfeu në Facebook se u nis për në SHBA bashkë me gruan e tij, por rrugës, vendosën të birësonin në distancë një fëmijë.

“Rrugës drejt New York-ut, këta djem dhe vajza më ndaluan për një mision fisnik: për të adoptuar një fëmijë në distancë. Dhe e bëra me shumë kënaqës, edhe pse atë fëmijë nuk e njoh. Por, e di se janë me miliona fëmijë që kanë nevojë për një kontribut shumë të vogël nga ne, por (që është) një mrekulli për ata. Pra, një kafe në ditë më pak per t’ia dedikuar një fëmije të pafat”, shkroi ai.

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

VIP-at që kanë dashur, por për arsye të ndryshme nuk kanë birësuar:

Iva Tiço

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Iva është shprehur se e ka menduar një herë adoptimin, por nuk “ia mbajti”.

“Më ka ndodhur një herë [të mendoj për adoptimin], kur mbajta në krahë një fëmijë të braktisur. E rimendoj hera herës, por të them të drejtën nuk ma mban, më duket përgjegjësi shumë e madhe. Nuk mjafton vetëm dëshira, as për të lindur, as për të birësuar. Ndoshta ndaj gjëra të tilla bëhen vetë i dytë. Ndaj kam admirim të veçantë për gjithë ato gra që për arsye të ndryshme i rrisin fëmijët vetëm. Janë heroinat e mia,” shkroi ajo në një rubrikë me pyetje dhe përgjigje në Instagram.

Najada Elmazi 

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Aktorja u shpreh në një intervistë te “Pro Art” në Channel One se familja nuk e lejoi që të adoptonte një fëmijë. “Nuk më mbështetën dhe arsyeja ishte paragjykimi. Nuk është fëmija yt [më thonin]. Nuk dua t’i përmend paragjykimet pasi janë ende tek tabutë”, tha ajo, duke shtuar si arsye edhe karrierën.

Klodiana Shala

Nisur nga Ermal Meta: VIP-at shqiptarë që kanë birësuar

Klodiana, e ftuar tek “Opinion” është shprehur se ka dashur të birësojë një fëmijë, por nëna biologjike nuk pranoi.

“Unë kam pasur një karrierë 20-vjeçare. Në pamundësi për të lindur një fëmijë iu përkushtova me të vërtetë karrierës. Kam shkuar në “Shtëpinë e Fëmijës” për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur isha në karrierë. Fëmija ishte 6 muajsh, sikur e kisha lindur unë; me sy bojëqielli, i mrekullueshëm. Doja ta adoptoja në atë kohë.”- u shpreh Shala asokohe.

Në fakt, fatmirësisht, birësimi nuk është tanimë një tabu kaq e madhe në vendin tonë, përkundrazi, është një gjest fisnik, i cili i ndryshon jetën një çifti dhe fëmijës që birësohet. Shumë njerëz, të cilët kanë ose jo mundësi të bëhen prindër, e kanë zgjedhur këtë mundësi dhe është një ndër gjërat më të bukura dhe njerëzore.

Historitë frymëzuese janë kudo, te VIP-at, njerëzit që ne njohim dhe ndoshta, edhe te mendimet tona. Të kesh një fëmijë, nuk do të thotë që vetëm ta lindësh atë dhe të ketë ADN-në tënde, por ta rrisësh, të krijosh një lidhje të bukur, edhe pa dalë nga trupi yt. Fundja, prindërimi nuk është çështje biologjie, por dashurie!