Sot, gjatë mbrëmjes finale së “Kënga Magjike” 2017, 20 prej këngëtarëve finalistë u vlerësuan me çmime në 20 kategori të ndryshme. Çmimin e “Best New Artist” (Artisti i ri më i mirë) e fitoi John Shahu me këngën “Medicine”, e ndërsa “Interpretimi mëi mirë” shkoi për Kastro Zizon dhe Rea Nuhu me “Pa faj”.
“Vokali më i mirë femër” shkoi për Anxhela Peristerin më këngën “E çmendur”, ndërsa “Vokali më i mirë mashkull” për Mentor Hazirin me “Plagë në zemër”.
Valon Shehu ka marrë Çmimin e më të pëlqyerit në internet “The most liked artist”, çmim i cili u dha nga vajzat e “Wi-ffi Zone”. Çmimi “Best Euro Trend”, i cili për herë të dytë i shtohet festivalit të “Këngës Magjike” u mor nga Rovena Dilo me “Ke le për mu”.
Ja lista e plotë e fituesëve të mbrëmjes finale të “Kënga Magjike” 2017.
1. "Best Dance” - Alar Band’ me kengen ‘Leni Ojnat’
2. ‘Vokali më i mirë femër’- Anxhela Peristeri, (E çmendur)
3. “Vokali më i mirë mashkull”- Mentor Haziri me këngën (Plage në zemër)
4. " The most liked artist" (Artisti më i pëlqyer në internet) - Valon Shehu, (Ti mos me shaj)
5. Dueti më i mire: Endri dhe Stefi ( E prek magjine)
6. "Best New Artist" (Artisti i ri më i mirë)- John Shahu, (Medicine)
7. Çmimi "Tv Klan"- Xhesika Polo, (Jetën ma fal)
8. Çmimi "Kënga Stil"- Lind Islami, (Problem)
9. Çmimi "Kënga Hit" - Fifi, (Zhurmë)
10. Çmimi "Grupi më i mirë"- Energy Band (Gocat me martini)
11. Çmimi "Artisti më i mirë i internetit"- Stresi ft Anxhelo Koçi & Flor Bana (Sa her e don)
12. Çmimi "Diskografik"- Stine, (Ma more zemrën)
13.Çmimi 'Best Balade"- Samanta Karavella, (Humbur)
14. Çmimi “Çesk Zadeja”- Blerina Braka, (Mirupafshim dashuri)
15. Çmimi Etno Trend -Rovena Dilo (Ke le për mu)
16. Çmimi i produksionit "Jon Music" - Klinti Çollaku, (Më s'më gjen)
17. Çmimi i Kritikës- Elhaida Dani, (E ngrirë)
18. Çmimi "Metropol"- Aurel Thëllimi (E Diel)
19. Çmimi "RTV 21 Kosovë & Tv21 Maqedoni"- Egzona Ademi, (E ndiej)