Celebrity

Vëllezërit Beckham nuk flasin më! Shkak (sërish) një nga të dashurat

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2025

Vëllezërit Beckham nuk flasin më! Shkak (sërish) një

Vëmendje! Një dramë e re në familjen Beckham. Rezulton se vëllezërit Brooklyn Beckham dhe Romeo Beckham aktualisht nuk flasin më dhe refuzojnë të jenë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Pse, do pyesni? Mesa duket ka të bëjë me të dashurën e Romeo-s, Kim Turnbull.

Vëllezërit Beckham nuk flasin më! Shkak (sërish) një
Romeo Beckham dhe Kim Turnbull

Brooklyn Beckham dhe Kim Turnbull kanë qenë të lidhur disa vite më parë, por kjo është histori e shkuar pasi Brooklyn është i martuar me Nicola Peltz tashmë. 

Vëllezërit Beckham nuk flasin më! Shkak (sërish) një
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

Megjithatë, Brooklyn dhe Nicola nuk mendojnë se Kim ka "qëllimet e duhura" në lidhjen me Romeo-n dhe gjërat janë aq të tensionuara (dhe kanë qenë që nga dhjetori!) sa çiftet janë larguar.

Brooklyn dhe Nicola madje anashkaluan festën e datëlindjes së David Beckham-it dhe mungonin në fotot familjare të postuara nga Victoria Beckham në Instagram:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Ata gjithashtu nuk morën pjesë në sfilatën e Victoria-s muajin e kaluar dhe humbën një lojë futbolli për shkak se nuk morën ftesë (edhe pse ajo u zhvillua në Los Angeles, ku ata jetojnë). Brooklyn dhe Nicola thjesht nuk do të jenë të pranishëm në asnjë ngjarje publike familjare ku është Kim!

Sa i përket pjesës se si ndihen David dhe Victoria Beckham për gjithë këtë gjë, duket se ata janë plotësisht mbështetës për marrëdhënien e Romeos dhe Kim-it - gjë që duket mjaft e qartë duke pasur parasysh se ata vazhdojnë ta ftojnë atë në ngjarjet familjare që Brooklyn dhe Nicole po humbasin.

Kjo nuk është hera e parë që çifti Brooklyn – Nicola nuk aprovojnë një nga të dashuat e Romeo-s. Mia Regan, ish-e dashura e Romeo-s, me të cilën ndau 5 vite, nuk kishte marëdhënie të mira me kunatën e saj, Nicola.

Vëllezërit Beckham nuk flasin më! Shkak (sërish) një
Romeo Beckham dhe Mia Regan

S’e dimë nëse problemi është Nicola ose përzgjedhjet e Romeo-s, por fakt është që të dashurat sillkan sherr në familjen Beckham!

Artikuj të sugjeruar:

Burimet: TMZ, Cosmopolitan