U fol aq shumë për faktin se Getoari u tradhtua nga ish-menaxheri i tij dhe njerëzit nisën të mendojnë se Babastars u shpërbë. Getoar Selimi nuk dha asnjë reagim publik por dje Stresi postoi një foto që dukej se shpallte bashkimin.
Poshtë fotos së shkrepur në dasmën e Getoarit me Marinën, Stresi e konsideron Getoarin familje dhe i jep besën e mikut.
“Kohë familjeje”, shkruan ai, “Besa besën kemi dhon’, asnjonin mos me lon. Të lindur për të qenë të vërtetë, jo të përsosur."
Fjalët për një shpërndarje të Babastars kanë nisur prej kohësh. Në janar u përfol se Skivi e kishte lënë grupin, por ai e mohoi kategorikisht duke thënë:
“Portalet po harrojnë që Babastars jam vetë unë.”
Dje, ish-menaxheri i grupit, Albert Krasniqi, publikoi bisedat private me Getoarin dhe shkroi:
“Arsyeja që jam jashtë Babastars. Monopol.”