Duket një shaka e bukur por është e vërtetë. Sado e paparë të jetë Iggy Azalea, Ledri nuk tundohet kollaj. Këngëtari e ka ndarë mendjen ta zhvillojë karrierën e tij brenda kufinjve shqiptarë dhe nuk do t’ia dijë fare për “njëçikë emër edhe jashtë”.
Quajeni të marrë, jo ambicioz apo nuk e dimë çfarë, ama Ledri i tha “jo” Iggy- t. I ftuar në emisionin “Thumb” Faton Shoshi tha:
“Kam qenë në Los Angeles dhe isha me menaxherin e Iggy Azalea- s. E bisedova që Ledri të kishte një bashkëpunim me të dhe ata pranuan, normalisht që ne bëmë një ofertë financiare dhe e arrita marrëveshjen. Por fatkeqsisht Ledri nuk deshi. Tha mirë jam në Shqipëri, mirë në Kosovë. Nuk kam pretendime për jashtë pasi e ndjej veten shumë mirë këtu. Nuk kam interes.”
Fatoni tha se për aq kohë sa dikush e ndjen veten mirë diku, më mirë të qendrojë aty. Ndryshe nga këngëtarët e tjerë siç tha ai, që po synojnë tregun e jashtëm dhe po humbin edhe ato fansa që kishin këtu.