Pas transferimit të Sokol Ballës në Vizion Plus dhe shprehjes së keqardhjes në mënyrë indirekte nga Top Channel për largimin e një gazetari të zotë, është caktuar dhe kush do ta zëvendësojë. Vendin e lënë bosh prej tij do ta marrë një tjetër emër i njohur në gazetarinë shqiptare. Prej kësaj të enjteje në orën 21.00 Ylli Rakipi do të transferojëe emisionin e tij “Të paekspozuarit” në Top Channel.
Burimet tregojnë se Rakipi ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit e Top-it, ndërsa ka parashtruar edhe kërkesat e tij. Sipas të njëjtave burime emisioni i Rakipit do të transmetohet vetëm ditëve të enjte në mbrëmje dhe jo nga e hëna në të enjte si Balla.
Pjesë e pandarë e emisionit të tij ditën e enjte do jenë edhe gazetarët Andi Bushati dhe Fatos Lubonja dhe emisioni do të transmetohet njëkohësisht me "Opinionin" e Blendi Fevziut.
Burimi: Koha Jonë