Showbiz dhe TV

G-Bani (dhelpra) flet për Danjën (rrushin): “Është provinciale”

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2025

G-Bani (dhelpra) flet për Danjën (rrushin): “Është

E keni parasysh fabulën “Dhelpra dhe rrushtë”? Që kur dhelpra s’i kapi dot rrushtë, nisi t’i shante?  Është rikthyer në versionin e “BBVA 4” dhe këtë herë, G-Bani, që s’e ndan dot shpirtin nga gara e përfunduar, foli për Danjën, për të cilën ka shprehur hapur pëlqim.

I ftuar në “E Diell”, G-Bani foli për herë të 14353532 për ish-banoren, duke thënë se është ndjerë i ofenduar nga ajo:

“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”

G-Bani po na jep një masterclass se si është një burrë tipik i pasigurt, i cili me shumë mirësjellje, refuzohet. Danja, me gjithë të drejtën e botës, i respektoi ndjesitë e tij, por nuk është e detyruar t’ia kthejë, por mesa duket, kjo është një nga ato pilulat shumë të vështira për t’u përtypur nga ana e G-Banit.

Reperi, qartazi, nuk e kupton sa e rëndësishme është të heqësh dorë nga e shkuara dhe të mos përflasësh njerëzit që kanë vijuar jetën e vet. Herë e mbron dhe herë e shan, G-Bani, nuk di ku qëndron dhe s’e ka fare problem të dalë me 100 deklarata të ndryshme në 24 orë.

Kemi çik frikë me thënë të drejtën se do mbarojnë edhe 10 “BBVA” dhe Xhibo do jetë ende duke folur për Danjën, Laertin e Gjestin.

Artikuj të sugjeruar: