Instagramming

Menaxheri u tregon Mozzikut dhe Getinjos nga kanë ardhur: ‘Nga llaçi në diamant’

12 Janar 2018

Menaxheri u tregon Mozzikut dhe Getinjos nga kanë ardhur: ‘Nga

Menaxheri i On Records, Met Elshani, iu kundërpërgjigj deklaratës së vëllezërve Getinjo-Mozzik me deklaratën e vetë Mozzik-ut ca kohë më parë, ku thoshte se ata e kishin kthyer nga një “gur me llaç” në një “diamant”.

Gjatë një interviste për emisionin “Katror”, prezantuesja e pyeste Mozzik-un sa e rëndësishme ka qenë kompania që e menaxhonte, “On Records”, për suksesin e tij. Mozzik përgjigjej:

“Shumë më kanë ndihmuar [...] më kanë marrë nga rruga dhe më kanë vendosur në një vend më të lartë [...]

Kam qenë një gur i zhytur në llaç, prej tyre u bëra diamant.”

Met Elshani, që ka thënë se i ka paditur dy reperët, nuk e lë pa koment këtë video të publikuar në profilin e tij në Instagram:

“Nuk kam nevojë t’i arsyetohem askujt, thjesht dua ta dinë realitetin të gjithë se diamantet i krijojmë ne...”

Dhe më pas, thumbon rëndë vëllezërit duke lënë të kuptohet se u mungon talenti:

“Nëse talentin e ke llaç, ne ta bëjmë diamant.”

Menaxheri u tregon Mozzikut dhe Getinjos nga kanë ardhur: ‘Nga

Dje, Mozzik dhe Getinjo deklaruan në Instagram se janë larguar nga kompania që i menaxhonte, “On Records”. Kësaj deklarate, Met Elshani iu përgjigj në media duke thënë se do t’i padisë për shkak se e kanë thyer kontratën përpara kohe.

 

@getinjo ????

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Vëllezërit iu kundërpërgjigjën atij përmes një deklarate ku i thonin se suksesin e kanë merituar, ndërsa kompania vetëm sa ka bërë punën e vet për menaxhimin e tyre.