TV Mania

Zbathur e me këmbë në tokë: Elvana Gjata kërkon falje përulësisht në koncert

10 Shkurt 2018

Zbathur e me këmbë në tokë: Elvana Gjata kërkon falje

Një nga materialet më të ndjera të albumit akustik ‘3, Live Sessions’ të Elvana Gjatës, siç ka treguar dhe këngëtarja ka qenë kënga ‘Më fal’, e shkruar nga vetë ajo dhe bashkëkompozuar me Pirro Çakon. Këngëtarja ka hequr takat para 100 të ftuarve dhe shumë thjesht e njerëzisht ka thënë më fal.

Zbathur e me këmbë në tokë: Elvana Gjata kërkon falje

“Unë shquhem si një njeri me shumë këmbë në tokë, dhe si e tillë dua t‘i heq pak këto takat… të paktën te kjo këngë, nuk jam për taka. Nuk i hoqa kot… mendoj se të gjithë ne kemi bërë në jetë të paktën një herë një gabim dhe e kuptoj shumë mirë sa e vështirë është të thuash më fal, por sa e bukur është kur dëgjon dikë të të thotë më fal. Unë jam këmbëzbathur dhe dua të këndoj ‘më fal’.”

Zbathur e me këmbë në tokë: Elvana Gjata kërkon falje

“Sot dua të të them më fal

asgjë më shumë njeri unë jam

mos gjyko ti zemra ime, se kush e di

ndoshta dhe më keq do bëje ti…”

E pesta në radhë në koncertin akustik, kënga ‘Më fal’ mori dhe duartrokitjet më të mëdha nga publiku, pasuar nga një këngë shumë më ritmike.

Zbathur e me këmbë në tokë: Elvana Gjata kërkon falje

‘Xhelozia’ mbylli mbrëmjen, një këngë me nota jazz, para së cilës Elvana tha ‘Mos u bëj xheloz, se vetëm ty të du’.

Zbathur e me këmbë në tokë: Elvana Gjata kërkon falje