Showbiz dhe TV

Salla shpërthen në duartrokitje! Propozim martese gjatë koncertit të Albanit

3 Mars 2018

Salla shpërthen në duartrokitje! Propozim martese gjatë koncertit

Në koncertin recital të Alban Skënderajt, “Hapësira e një endrre”, për një moment vëmendja nuk ishte tek këngëtari. Një vajzë u ngjit në skenë me preteksin se ishte fituese e një shorteu të organizuar nga produksioni, por u përball me fjalët emocionuese të partnerit.

Në videon e postuar në Facebook nga Revista Who, përpara më shumë se 2000 spektatorëve, djali u ul në gjunjë për t’i propozuar për martesë. Ai e pati të vështirë të kontrollonte emocionet, por ia doli me sukses të surprizonte të dashurën, e cila tha "Po!". Gjithë salla shpërtheu në duartrokitje.

Salla shpërthen në duartrokitje! Propozim martese gjatë koncertit
Foto e shkëputur nga videoja e Revistës Who.

“Çdo dhimbje në jetë ma ke kthyer në forcë. Kjo botë ka vetëm dy sy dhe ata sy je ti”, kanë qenë disa nga fjalët e tij që prekën të dashurën dhe gjithë sallën.

Albani i ftoi të qëndronin edhe pak në skenë për të shijuar një vallëzim nën tingujt e këngës “Unë dhe Ti”.

Salla shpërthen në duartrokitje! Propozim martese gjatë koncertit

Salla shpërthen në duartrokitje! Propozim martese gjatë koncertit

Pas “Tingujt e ditarit tim”, ky është koncerti i parë recital i Albanit në të tilla përmasa, i cili do të pasohet edhe nga 2 netë të tjera në sallën e Pallatit të Kongreseve.

 

Gjithcka gati! Sonte fillojme .. #Hapesiraenjeendrre

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

“Hapësira e një ëndrre” ishte kënga e parë që ai realizoi në studio, prandaj edhe koncerti u quajt kështu duke iu referuar 15 viteve karrierë në muzikë. Të gjitha biletat për të tri netët u shitën në kohë rekord.