TV Mania

Merr fund lidhja treshe e Egla Harxhit: Pas lindjes së Luxifer-it ndryshoi gjithçka!

24 Mars 2018

Merr fund lidhja treshe e Egla Harxhit: Pas lindjes së Luxifer-it ndryshoi

Egla Harxhi u bë nënë e një djali të quajtur Luxifer, për herë të parë në janar të këtij viti. Ish-Miss Shqipëria është komentuar gjatë për lidhjen  me 2 partnerë, Ale de Baseville dhe Alesian, për të cilën dikur u shpreh se do të jetë nëna e 2-të e djalit të saj.

Merr fund lidhja treshe e Egla Harxhit: Pas lindjes së Luxifer-it ndryshoi

Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Për herë të parë pas lindjes, ajo tregoi për Thumb si po  i shkon jeta tani që është bërë nënë.

“Pas lindjes së tij gjërat kanë ndryshuar shumë. Është e vështirë ta shpreh atë që ndjej. Më duket sikur brenda zemrës sime ishte një pjesë që unë nuk e dija që ekzistonte. Nuk e përshkruaj dot. Para çdo vendimi tani mendoj vetëm për të, për të ardhmen e tij.”- tregoi ajo.

Merr fund lidhja treshe e Egla Harxhit: Pas lindjes së Luxifer-it ndryshoi

Misioni i saj dhe partnerit ishte shndërrimi i fshatit të Libofshës në një principatë dhe duket se do t’i shkojnë deri në fund qëllimit të tyre. Përsa i përket marrëdhënies personale, duket se bashkëjetesa 3-she është prishur. Prej kohësh qarkullojnë zëra se Alesia nuk është më pjesë e lidhjes që bëri jo pak bujë për kohë me radhë.

Merr fund lidhja treshe e Egla Harxhit: Pas lindjes së Luxifer-it ndryshoi

“Nuk do të doja të ndalesha shumë tek kjo. Detajet na përkasin vetëm neve. Fatkeqësisht njerëzit ndryshojnë dhe gjërat nuk ndodhën ashtu siç i kishim menduar. Nuk i ke në dorë.”- u shpreh ajo duke pohuar kështu që tani po jeton marrëdhënie normale në çift.

Merr fund lidhja treshe e Egla Harxhit: Pas lindjes së Luxifer-it ndryshoi

Por gjithsesi Egla nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në një tjetër lidhje si ajo, vetëm se për momentin, jeta personale nuk ka aq shumë rëndësi sa prioriteti kryesor që është Luxifer-i.