Në fillim të prillit, u përhap lajmi se Brad Pitt mund të ketë nisur një romancë me arkitekten dhe pedagogen e njohur Neri Oxman. Fillimisht u tha se janë thjesht miq dhe se ajo çfarë i bashkon është pasioni për arkitekturën.
E ndërsa tani, sipas Us Weekly aktori është tërësisht i magjepsur pas saj dhe se për Brad-in ajo është ‘Amal Clooney’ e tij.
Burime pranë dyshes tregojnë se ata flasin disa herë përgjatë gjithë ditës në telefon dhe kalojnë kohë bashkë edhe pse shanset për t’i parë pranë njëri tjetrit janë të pakta.
Arkitektja duket se nuk ndihet fare mirë në praninë e mideiave dhe preferon që për jetën e saj private të mos mësohet kurrsesi asgjë. Por zërat që thonë se mes çiftit ekziston një super kimi, për profesoreshën e gjithë kjo do të jetë paksa e vështirë.