Met Gala mund të jetë një ndër eventet më të famshme të botës së modës, por kur vjen puna tek memet, interneti nuk të fal. S’ka rëndësi nëse je divë e muzikës apo yll i kinematografisë, legjendat e memeve do të ta gjejnë diçka epike për të të krahasuar.
Para jush, fotot më fantastike të momentit për disa momente alla ‘Lot, lot, lot’.
1. Selena dhe Kylie si SpongeBob dhe Patrick.
2. Edhe RiRi nuk iu shpëtoi thumbit të tyre.
3. As familja Kardashian-Jenner
4. Shailene Woodley dhe "Shailene Woodley 2".
5. Cardi B a.k.a Starbucks.
6. Kur vjen puna tek Beyonce, askush nuk e harron; e kthejnë në meme edhe kur nuk është. Nëpër internet i krahasojnë dritat në event dhe hijen te shkallët si shfaqje të Beyonce-s.
7. E në fund, e preferuara jonë: Selena - Ross Geller tek "Friends".