Kënga më e re e Rita Orës në bashkëpunim me Cardi B, Charli XCX dhe shqiptaren tjetër Bebe Rexha është përballur me disa akuza nga artistë të komuniteti LGBT.
Në refrenin e këngës ”Girls” Rita këndon: “Sometimes, I just wanna kiss girls/ Red wine, I just wanna kiss girls”. [Ndonjëherë, dua thjesht të puth vajza/ Verë e kuqe, dua thjesht të puth vajza]
Këngëtare si Kehlani, Hayley Kiyoko dhe Shura argumentojnë se kënga nënvlerëson marrëdhëniet midis të njëjtit seks.
Newsbeat ka kontaktuar me grupin e menaxhimit të Ritës por ata nuk janë përgjigjur ende për çështjen në fjalë.
Rita nga ana tjetër ka dhënë një intervistë për “People” ku ka thënë se ajo çka dëshiron është që kënga të jetë në një farë mënyre një himn për të gjithë njerëzit biseksual, por kur e pyetën nëse ajo vet e konsideron veten pjesë të ketij komuniteti nuk ishte fort e qartë.
“Nëse njerëzit e shohin në këtë mënyrë, është shumë mendjengushtësi dhe kjo nuk është ajo që kam dashur të them me këtë projekt. As nuk mendoj se ia vlen fare të përmendet.”

Këngëtarja dhe aktorja Hayley Kiyoko ishte ndër të parat që shprehu mendimin se kënga e Ritës është me qëllim ose jo abuzuese:
“Shpeshherë dalin këngë me mesazhe te caktuara që në fakt janë thjesht tinguj të shurdhët, të cilët shkaktojnë më shumë dëme sesa i bëjnë mire komunitetit LGBT” shkroi ajo në Instagram. “Një këngë e cila nxit vështrimin e meshkujve ndërkohë që marxhinalizon idenë e grave që duan gratë.”
Gjithashtu shtoi se: “Mua nuk më nevojitet nje gotë verë për të puthur vajzat. Unë i kam dashur gratë gjithë jetën time. Ky lloj mesazhi është i rrezikshëm sepse e nënvlerëson ndjenjën e pastër të të gjithë komunitetit.”
“I vetmi shqetësim që kam është se ajo po perpiqet ta bëjë këtë sepse është në një fare menyre sexy apo pak argëtuese,” u shpreh Sam Neath nga organizata Bi Pride në Angli. “Kjo këngë duket sikur do të tregojë se ne e bëjmë vetëm për argëtim apo për të tërhequr meshkuj të tjerë.”