Beyonce dhe Jay Z hapën zyrtarisht turin e tyre “On The Run II” në Cardiff, Wales dhe të gjithë mediat i kanë syte tek çifti i famshëm.
Por më shumë se tek lajmi i martesës për herë të dytë në fshehtësi, bota po merret me binjakët e dyshes.
Kjo në fakt ishte fotoja që na konfuzoi të gjithëve, duke menduar se fëmijët që Jay Z dhe Beyonce mbajnë në krahë janë të vegjëlit e tyre. Por jo!
Përfaqësuesi i Jay Z-së konfirmon se fëmijët që çifti mban në krah nuk janë Sir dhe Rumi.
Binjakët e çiftit Carter në fakt janë këta! Rumi dhe Sir janë gati 1 vjeç dhe për herë të parë në gjithë këtë kohë, po shohim foto të tyre.
Ndërsa në foton tjetër, shfaqet Beyonce teksa mban në gji të vegjëlit e saj.
Hera e fundit që këngëtarja postoi një foto të vogëlushëve ishte korrikun e kaluar, kur ata ishin vetëm 1 muajsh.