Fjala është për këngëtarin e famshëm amerikan Chris Brown. Ai është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme, menjëherë pasi ka përfunduar koncertin e tij në Palm Beach.
Ndonëse nuk dihen ende shkaqet që e çuan në pranga këngëtarin më e rëndësishme është të themi se ylli i muzikës ja ka arritur të dalë pa u lagur pasi ka paguar një shumë të majme tek autoritetet
Sipas TMZ ky mund të ketë qenë edhe ndonjë farë truku për të tërhequr vëmendjen e fansave, por ende asgjë nuk është e sigurtë.
E gjitha çfarë dihet është që Chris do të vazhdojë sot koncertin e radhës sikur të mos ketë ndodhur asgjë.