Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Elvana Gjata ka dhuruar një koncert live në qytetin e Prishtinës.
Koncerti ishte paralajmëruar nga vetë këngëtarja përmes një videoje të postuar në Instagram më datë 25 të muajit të shkuar.
Njësoj siç i ishte premtuar, mbrëmë publiku ka kaluar një natë të paharrueshme nën ritmet elekrizuese të muzikës së Elvanës.
Këngë të reja, por edhe të tjera pjesë të repertorit të këngëtares kanë gjallëruar mbrëmë Parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Thuajse të gjitha performancat ishin të shoqëruara ngë trupa koreografike, që duket se së fundmi është bërë pjesë e pandarë e daljeve skenike të këngëtares.