Në një artikull të mëparshëm, të paktën 24 persona u raportuan të vdekur si pasojë e zjarreve masive që shkretuan rajonin e Rafinës në periferi të Athinës, ku për më shumë informacion mund të klikoni këtu. Por rreth një orë më parë, trupat e 26 njerëzve të tjerë u gjetën bashkë në një vend midis dy shtëpive në lindje të kryeqytetit duke e çuar në mbi 50 numrin e viktimave.
Më shumë se 600 zjarrfikës dhe 300 automjete u mobilizuan për të përmirësuar situatën; Greqia shpalli gjendjen e emergjenës duke kërkuar ndihmë tek vendet e Bashkimit Europian.
“Të paktën 100 shtëpi u përfshinë nga flakët. E pashë me sytë e mi. Është një katastrofë e vërtetë”, u shpreh kryebashkiaku i Rafina-s, Evangelos Bournous.
Kjo tragjedi është pothuajse e njëjtë me katastrofën më të frikshme të zjarrit në shtetin grek, atë të vitit 2007 ku u shkatërruan një pjesë e pyjeve dhe tokave bujqësore në jug të vendit dhe mbetën të vdekur më shumë se 60 njerëz.
Shënim: Lajm i përditësuar