Celebrity

Shuhet nga jeta ikona e muzikës botërore!

16 Gusht 2018

Shuhet nga jeta ikona e muzikës botërore!

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 76- vjeçare Aretha Louise Franklin, mbretëresha e muzikës soul. E njohur ndër dekada për hitet e jashtëzakonshme si “Respect” apo “Natural Woman”, Aretha u largua nga jeta për shkaqe shëndetësore, në shtëpinë e saj në Detroit.

Këtë vit, ikonës së soul- it iu desh të anullonte disa koncerte për shkak të problemeve me shëndetin, probleme që e kanë munduar shumë vitet e fundit.

Shuhet nga jeta ikona e muzikës botërore!

E paharrueshmja Aretha Franklin sundoi me prodhimet e saj artistike gjininë soul të muzikës, e cila e ka zanafillën nga komuniteti afrikano- amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fundvitin ’50, ku kombinohen elemente të jazz- it, rhythm and blues, etj.

Shuhet nga jeta ikona e muzikës botërore!

Franklin është renditur disa herë në listën e 100 artistëve më të mirë të të gjitha kohërave nga “Rolling Stone”. Aretha ka fituar në total plot 18 çmime Grammy, ndërkohë që cilësohet si një nga artistet me më shumë kopje abumesh të shitura, ekzaktësisht 75 milionë në të gjithë botën. Një epokë e tërë që përfundon sot, për të mos u ndalur këtu!