Kaq të fiksuar janë njerëzit pas Harry- t dhe Meghan- it sa jo vetëm u realizuan dy skulptura dylli për ta, por muzeu i dyllit në Londër, Madame Tussauds shkoi deri aty sa punësoi dy aktorë, të cilët vendosën kokat e dyllta dhe shëtitën me to rrugëve të Londrës, përgjatë një dite.
Mbretërorët gjysmë- njeri u panë të drekonin në një restorant në Londër.
Aktorët u siguruan t’i përshtatnin rrobat me rolin, ndaj “Meghan- i” veshi këmishë të bardhë dhe xhinse, njësoj si në daljen e saj të parë publike përkrah Harry- t, në 2017- ën.
Fill pas kësaj, si një çift mëse i zakonshëm morën qenin dhe e nxorrën për shëtitje. Ecnin gjatë gjithë kohës pranë njëri –tjetrit dhe nuk harronin kurrë të përshëndesnin admiruesit e tyre.
Kjo nuk qe hera e parë që njerëzit i panë këto skulptura. Muzeu e realizoi skupturën e Harry- t në 30- vjetorin e tij. Më pas pati ndryshime, pak para dasmës u bashkëngjit pranë tij edhe ajo e Meghan- it.