Prej 12 vitesh në televizion, Luana Vjollca ka arritur në një përfundim të vetëm: Puna është çelësi i vetëm që fshihet pas suksesit!
Dhe duket se deri më tani, formula e saj ka dhënë frytet e veta. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën Star People, Luana ka treguar se kjo vetë ka qenë e fokusuar tek muzika, por me ardhjen e shtatorit, do ta shohim sërish në ekran.
“Të jem e sinqertë jam zhytur aq shumë në punë sa që më duket sikur asnjë minutë nuk duhet çuar dëm pa bërë diçka, sepse po shpërdoroj kohën. Momentalisht po punoj në dy drejtime paralelisht me këngën dhe karrierën time televizive.
Shtatorin do ia kushtoj me tepër sezonit të ri televiziv, sepse ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë radhë do të jem në autorësi të vetme dhe të plotë të programit përveç moderimit, ndaj përgjegjësia dhe puna është dyfish më e madhe.
Po ashtu do të lançoj projekte të reja muzikore, do të jem afër shqiptarëve kudo ku janë me koncerte dhe… disa surpriza qe dua t’ja lë kohës për t’i zbuluar. Shumë projekte të bukura janë në horizont dhe po pres me padurim që të vij koha për t’i ndarë me të gjithë ju.”
Ndër të tjera, moderatorja e Top Channel-it është pyetur se cila është ambicia e saj më e madhe, Luana tregoi se e ka pasur gjithmonë të qartë këtë, por thjesht s’ka dashur ta zbuloj.
“Unë jam rritur pa baba dhe ndoshta nga historia dhe eksperienca ime personale ka lindur kjo dëshirë, që mendoj quhet ambicia ime më e madhe. Një ditë dua të kem mundësinë që t’ju vijë në ndihmë familjeve dhe sidomos fëmijëve në nevojë në Shqipëri. Jam e sigurtë që dhe këtë do arrij ta realizoj ashtu si e kam menduar për gjithë këtë kohë të gjatë.”- zbuloi ajo.
Në fund, nga bilanci i 12 viteve punë, Vjollca pranoi se është shumë e pasur, sepse është rritur profesionalisht dhe personalisht.
“Eksperienca, dashuria , pasioni ,mësimet janë pasuri e madhe për mua.”
*Shënim: Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.