Paraditen e djeshme është ndarë nga jeta reperi dhe producenti 26- vjeçar, Mac Miller. I riu u gjend pa jetë në dhomën e tij të gjumit, në San Fernando, Los Angeles.
Thuhet se shkaku i vdekjes qe overdoza, megjithëse ende nuk ka një deklaratë përfundimtare. Ishte një miku i tij ai që telefonoi menjëherë policinë.
Në maj të këtij viti, Miller u arrestua për ngarje të makinës nën efektin e substancave narkotike.
Asokohe, ish e dashura e tij, Ariana Grande shprehu shqetësimin e saj në Twitter ku shkruante:
pls take care of yourself
— Ariana Grande (@ArianaGrande) May 17, 2018
“Të lutem kujdesu për veten.” duke bërë të gjithë të mendonin se shkak i ndarjes së tyre mund të kishte qenë beteja e reperit me drogën.
Si për ironi të fatit, në një dokumentar në 2016- n Mac do të shprehej:
“Overdoza nuk është gjë e mirë. Nuk dua të jem reperi i droguar që nuk del dot as nga shtëpia e tij. S’mund të bëhesh pjesë e historisë nëse bie në overdozë. Thjesht vdes.” duke i lënë botës të kuptonte se kishte gjithçka nën kontroll.
Mac Miller do të bëhej i famshëm për masën e gjerë në 2011- n me lançimin e albumit që kryesoi klasifikimet në SH.B.A .