Celebrity

Ariana Grande reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të ish-të dashurit!

9 Shtator 2018

Ariana Grande reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike

Pak orë më parë, Ariana Grande ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it një foto të ish-të dashurit të saj, i cili ndërroi jetë dje. Një foto bardh e ze e reperit Mac Miller pa asnjë përshkrim në të ishte pikërisht reagimi i këngëtares pas kësaj tragjedie.

Ariana dhe Mac kanë qenë shokë për 5 vite dhe të dashur për dy.  Lidhja e tyre u bë zyrtare në 2016-ën dhe përfundoi në maj të 2018-ës.

Ariana Grande reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike

Reperi besohet të ketë ndërruar jetë nga overdoza, por shumë njerëz kanë akuzuar Ariana-n si fajtoren e vdekjes së tij. Gjithsesi, kjo nuk ishte hera e parë që ata e bënin këtë. Pas lajmit të ndarjes, Grande u është përgjigjur zyrtarisht njerëzve që e bënë atë përgjegjëse për sjelljet e tij.

Ariana Grande reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike

“Sa absurde është të përpiqesh t’i minimizosh një femre respektin ndaj vetes duke thënë se dikush duhet të qëndrojë në një lidhje toksike vetëm sepse ai ka shkruar një album për ty (që nuk është rasti, pasi vetëm një këngë është dedikim për mua). Unë nuk jam dado ose mami dhe asnjë grua s’duhet ta ndjejë të nevojshme për të qenë e tillë. Jam kujdesur për të dhe jam përpjekur ta mbështes.

Jam lutur për vite me radhë për ekuilibrin e tij dhe do ta bëj gjithnjë, por të akuzosh dhe të ofendosh një grua për papërgjegjshmërinë e një burrë është problem madhor.  Boll e bëmë këtë. Sigurisht, unë nuk kam thënë kurrë sa e vështirë apo e frikshme ajo situatë ka qenë, por kur ndodhi ka qenë vërtetë.  Unë do të vazhdoj të lutem me gjithë shpirt që ai ta kuptoj sa më parë dhe që çdo grua në këtë pozicion t’ja dalë mbanë.

Ariana Grande reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike

Pavarësisht ndarjes, Ariana e ka mbështetur vazhdimisht reperin duke thënë publikisht se është një prej miqve të saj më të mirë dhe  është mirënjohëse që ai është pjesë e jetës së saj në çdo formë.

Ariana Grande reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike

Burimi: Cosmopolitan