Fill pas vdekjes tragjike të reperit 26-vjeçar, Mac Miller, Ariana postoi një foto bardhë e zi duke bllokuar komentet,
View this post on Instagram
që duhet thënë nuk ishin dhe aq dashamirëse kundrejt saj. Këngëtarja nuk foli kurrë publikisht, megjithatë mbrëmjen e djeshme ka shprehur gjithë ndjesitë përmes një video në Instagram.
“Të kam adhuruar që prej ditës kur të takova kur isha 19 vjeç, dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që nuk je më. Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide. Kemi folur për këtë. Kaq shumë herë. Jam shumë e acaruar, shumë e trishtuar sa nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë. Për shumë kohë. Më vjen keq që nuk mund të të largoja dhimbjen. Me të vërtetë doja. Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoi. Shpresoj që të jesh mirë tani. Prehu në paqe”, shkruan ajo.
Mac Miller u nda nga jeta të premten e dy javëve më parë. I riu u gjend pa jetë në dhomën e tij të gjumit, në San Fernando, Los Angeles. Mjeku ligjor është ende në pritje të rezultateve të raportit të toksikologjisë, që duan 4 deri në 6 javë të përpilohen, megjithatë burime të ndryshme thonë se u nda nga jeta si pasojë e mbidozës.
Ariana dhe Mac kanë qenë shokë për 5 vite dhe të dashur për dy. Lidhja e tyre u bë zyrtare në 2016-ën dhe përfundoi në maj të 2018-ës.
Asokohe Ariana i dedikoi një postim Miller-it: “E respektoj dhe e adhuroj atë pafund dhe jam mirënjohëse që e kam në jetën time në çfarëdolloj forme, pa u penduar për rrjedhën që mori marrëdhënia jonë apo për atë që universi ka rezervuar për ne.” duke e cilësuar gjithashtu si “një nga miqtë e saj më të mirë dhe personin e preferuar në planet.”