Në fund të gushtit, Eminem lançoi albumin e tij të dhjetë, “Kamikaze”, përmbajtja e të cilit po thyen rrjetin, sidomos pas publikimit të këngës “Killshot”.
Pse gjithë kjo “rrëmujë” për “Killshot”?
Kënga është një diss nga fillimi deri në fund për reperin Machine Gun Kelly, të cilit Eminem nuk i kursen asnjë fjalë.
Si nisi debati mes tyre?
Në vitin 2012, MGK bëri një koment në Twitter për vajzën e Eminem-it duke e cilësuar si “shumë seksi”. Në atë kohë, MGK pretendoi se Eminem u përpoq ta hiqte nga industria e muzikës për shkak të komentit për vajzën e tij, Hailie.
Si reagoi Eminem?
Reperi zgjodhi të mos fliste publikisht, megjithëse në albumin “Kamikaze” shumica e këngëve i adresohen MKG-së duke u tallur me (mos)suksesin e 28-vjeçarit.
Ç’thotë Eminem në “Killshot”?
“Vërtet jam 45 vjeç, por ende po shes më shumë se ti/ kur isha 29 kisha 3 albume që bënin namin”, repon ai duke iu kundërpërgjigjur Kelly-t, i cili kohë më parë e quajti të vjetër. “U lodha me flokët e tu bjondë dhe vathët/ thjesht se shihesh në pasqyrë e të duket vetja Marshall Mathers/ nuk do të thotë se je i tillë/ Kështu që zhduku dhe lëre të qetë vajzën time”.
Sikur të mos mjaftonte, në videon e këngës është vendosur portreti i Machine Gun Kelly-t në shënjestrën e një snajperi, për shkak se diss-i thuhet të jetë një "vrasje artistike" për karrierën e 28-vjeçarit. Kënga u lançua dje dhe deri sot numëron mbi 29 milionë klikime.