Ylli argjentinas Belen Rodriguez dhe partneri i saj Andrea Iannone duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas të përjavshmes italiane ‘Chi’, pas shumë shkëputjeve, kjo është përfundimtare për çiftin.
Pas një krize të gjatë që nuk i ka shpëtuar medias, muajt e qetë të verës për dyshen kanë përfunduar pasi Belen ka qenë ajo e cila i ka dhënë fund romancës. Kampioni i Moto Gp dhe shoëgirl-i kishin më shumë se dy vite së bashku, por gjithnjë e kanë pranuar se lidhja e tyre ishte problematike.
Ende nuk dihet çfarë e ka shtyrë Rodriguez-in ta marrë këtë vendim, por ka zëra që thonë se kjo e fundit prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’ju fokusuar karrierës dhe djalit të saj.
Pak minuta më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it, Belen ka postuar një Instastory.
"Belen i dha fund, Belen braktisi, Belen është shtatzënë, Belen është me dikë tjetër...Bla bla bla... Faleminderit për vëmendjen!"- shkruan ajo, e cila siç duket nuk ka ende ndërmend ta konfirmojë ndarjen.