Bota

Kryeministja zelandese merr bebin dhe partnerin në punë, hyn në librat e historisë

25 Shtator 2018

Kryeministja zelandese merr bebin dhe partnerin në punë, hyn në

Kryeministra e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, hyri në librat e historisë si liderja e parë në botë që u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me vajzën e vogël në krah.

Ardern u paraqit në godinën e Kombeve të Bashkuara bashkë me të bijën këtë të hënën në darkë, dhe luajti me të para se të mbante fjalimin e saj në samitin e paqes Nelson Mandela. Teksa ajo fliste, partneri i Ardern, Clarke Gayford, mbajti vajzën e tyre tre muajshe në prehër.

Kryeministja zelandese merr bebin dhe partnerin në punë, hyn në

Neve Te Aroha erdhi në jetë më 21 qershor. Ardern iu kthye punës si kryeministre në fillim të gushtit, pas mori gjashtë javë leje lindjeje.

Kryeministrja e ushqen ende me gji të voglën, që do të thotë se Neve duhej të shkonte në New York me të për gjashtë ditët në vazhdim.

Kryeministja zelandese merr bebin dhe partnerin në punë, hyn në
ID e Neve që shkruan "Foshnja e Parë"

Ardern tha se manaxhimi i prindërimit dhe drejtimit të vendit ishte fiks siç e kishte imagjinuar, por kënaqësia që ndjen kur sheh të bijën, ia tejkalon çdo parashikimi.

Partneri i Ardern, Clarke Gayford kujdeset më së shumti për Neve dhe shkoi në New York me kryeministren për t’u kujdesur për të voglën.

Burimi: The Guardian