TV Mania

Emisioni më i ri në Top Channel: Manushi dhe Fjoralba Ponari sërish bashkë

27 Shtator 2018

Emisioni më i ri në Top Channel: Manushi dhe Fjoralba Ponari

Shkurtimisht: Fjoralba Ponari la “Procesin Sportiv” pas një sezoni të shkurtër, por intensiv dhe Nevina Shtylla u vendos në krah të Edi Manushit. Megjithatë Fjoralba dhe Manushi do të drejtojnë sërish një emision së bashku.

Në një intervistë për vetë Fjoralba pak kohë më parë, ish-bashkëmoderatoren e tij në “Top Arena”, Manushi tha se s’ka ndërmend të largohet nga Top Channel a ta lërë Fjoralbën pas. “Ty do të të marr me vete,” i tha ai në fund të intervistës. Siç intervistoi ajo Manushin, e intervistoi ai atë dhe në një moment u shpreh se “ky nuk është terreni më i mirë për mua, por për sa kohë shanset janë të barabarta, mund ta provojmë veten.”

Emisioni më i ri në Top Channel: Manushi dhe Fjoralba Ponari

Anabel.al kontaktoi me Fjoralbën, e cila pohoi se bëhet fjalë për një emision që do të transmetohet të dielave në Top Channel, që pas javës së fundit të tetorit.

Emisioni më i ri në Top Channel: Manushi dhe Fjoralba Ponari

Duke qenë se muzika do të jetë një ndër elementet e këtij programi, Fjoralbën do ta shohim edhe duke kënduar pranë një njeriu të dashur, që me shumë gjasë do të jetë e motra, Jehona Ponari, ish-pjesëmarrëse në "The Voice of Albania".