Showbiz dhe TV

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të javës në showbiz-in shqiptar

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2025

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Egla për fitoren e Gjestit: "Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri"

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Pati dy reagime për faktin që Gjesti u shpall fitues i "BBVA 4": ata që e mbështetën; dhe ata u revoltuan që një person si Gjesti, me mangësi akademike, të cilat i reflektohen në personalitet, të arrinte fitoren. 

Argumentin e fundit duket se e mbështet dhe Egla Ceno, e cila në një deklaratë në Instagramin e saj tha:

"Sqarimi (më në fund mund ta bëj): Unë kam alergji maskat, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në “BBVA 4”. Ai ishte “e keqja” më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edha ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë. Duhet shtyllë kurrizore për t’u rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri."

Xheneta u kundërpërgjigjet gjithë "moralistëve"

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Pasi bëri një video duke ironizuar dyshen Gjesti - Egli, një sërë komentuesish i janë kundërpërgjigjur Xhenetës në mbrojtje të tyre. Mbrojtje e cila, për Xhenetën, s'kishte vend për aq kohë sa nuk iu ofrua dhe asaj kur i nevojitej.

“Ku ishit ju kur jo në një rast, por disa herë, në mënyrën më të poshtër të mundshme u ofendova në moral e u preka në familje e vazhdoj të marr çdo ditë çdo lloj kërcënimesh e komentesh të ndryshme përpara miliona shqiptarëve? Ku ishit ju për të mbrojtur, të paktën përmes reagimeve, një femër që po shënjestrohej padrejtësisht? Ku ishit ju të botës së medieve kur një kolege e juaja vë çmim për një femër tjetër LIVE në televizion kombëtar?” tha ajo në një InstaStory.

Kristina Baki zbulon se është bërë nënë për herë të dytë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Kristina Baki ndau foto në rrjetet e saj sociale nga momenti kur solli bebushen në jetë, me mbishkrimin: 

"Mirë se erdhe në jetë vajza ime Meisi! Në datën 15.04.2025 Zoti më bekoi me mrekullinë e dytë dhe zemrën e kam plot." 

Kështu, modelja zbuloi emrin e së bijës dhe ardhjen e saj në jetë përpara dy javësh. Me lindjen e Meisit, Kristina bëhet nëna e dy vogëlusheve.

Myrto Uzuni zbulon se është bërë baba për herë të parë

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Myrto Uzuni është bërë gjithashtu baba për herë të parë. Futbollisti i kombëtares njoftoi lajmin e ëmbël në rrjetet e tij sociale, ku shpërndau një foto të bebushit të porsalindur.

"Mirë se erdhe princ Uzuni," shkruan futbollisti krah fotos së djalit të tij, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.

Laerti i zhgënjyer pas përfundimit të "BBVA 4"

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Laerti u shpreh tejet i zhgënjyer pas përfundimit të eksperiencës në "Big Brother". Për herë të parë ai foli në "Shqipëria Live", ku ndër të tjera, tha:

"Gjëra shumë ofenduese janë thënë aty brenda, gjëra të cilat jashtë mund të përfundojnë në kallëzime penale. Përdhosje, përbaltje e figurës, prishje e imazhit në mënyrë të jashtëzakonshme."

Laerti për fitoren e Gjestit: "Fitoi një analfabet funksional"

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Vazhdës së njerëzve të zhgënjyer nga fitorja e Gjestit, por dhe zhgënjimit të tij në përgjithësi, iu bashkua Laerti. Për fitoren e Gjestit, ai u shpreh tekstualisht:

"Ai meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, hodhi në erë gjithë marrëdhëniet aty brenda, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi. Ai bëri gjithçka dhe formati e do që me sa duket duhet të bësh gjithçka. Unë jam tjetër njeri. [...] Ishte një rrugëtim i gjatë dhe finalja përballë një analfabeti funksional…nuk ke si të përballesh, i cili kur ngatërron Jezusin me Çerçiz Topullin, çfarë t’i thuash? [...] Më vjen shumë keq, por ja që shoqëria shqiptare paska nevojë për këtë model."

G Bani shpërthen kundër Laertit

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Shpërthimeve që shkojnë zinxhir nuk kishte si t'u mungonte dhe G Bani, i cili vendosi që kritikës që bëri Laerti më sipër, t'i përgjigjej si më poshtë:

"Hipokriti i BBVA4 kërcënonka me denoncime dhe ndjekje ligjore. Iu dashkan lekë për të blerë shtëpi. Paska lënë dy projekte për t’u futur në “BBVA 4” me pritshmëri dhe në pamundësi për t’u paguar, dashka të vërë gjoba. [...] Paske parë vetëm finalen, të ftoj të shohësh edhe ca më shumë. Do gëzohesh kur të kuptosh se ka material për padi për prishje imazhi edhe karshi teje."

Arbana dhe lufta me Big Brother-in

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

As Arbana s'e ka të thjeshtë të lërë pas gjithë të shkuarën e saj në Big Brother. Në ditëlindjen e vëllait të saj të madh, ndoshta dhe pa menduar, ajo shkroi sipër fotos së një torte: "Celebrating big brother", togfjalësh ky fort "i rrezikshëm" me gjithë dramat që kemi dëshmuar së fundmi mes saj dhe "Top-it".

Artikuj të sugjeruar: